Skip to content

Prona, mjete, motorë, monedha ari, 53 orë e 32 bizhuteri luksoze, SPAK sekuestron pasuritë e grupit kriminal të dënuar për vjedhje në Belgjikë (LISTA)

Tiranë, 29 korrik 2025 – Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar një sërë pasurish ndaj një grupi kriminal shqiptar të dënuar për vjedhje në Belgjikë. Objekt i këtij hetimi pasuror janë drejtuesi i grupit D.D. dhe pesë familjarë të tij, të cilët janë shpallur fajtorë për vepra të rënda penale në shtetin belg.

LAJMI I FUNDIT  Këmbëkryq rreth Kishës, Kuvendi i Burrave në Theth thirrje qeverisë: Mos na prish shtëpitë, jemi për paqe, jo shkatërrim

Sipas SPAK, pasuritë nuk justifikoheshin me të ardhura të ligjshme dhe dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i zhvilluar jashtë vendit. Në total, janë sekuestruar:
• 9 pasuri të paluajtshme
• 1 subjekt tregtar (“Guard Security”)
• 6 mjete (3 automjete dhe 3 motorë)
• Shuma monetare:
• 77,360 euro
• 2,055,000 lekë
• 1,150 paund britanik
• 52 orë dore,
• Mbi 35 bizhuteri,
• 32 monedha ari,
• Pajisje elektronike: 2 laptopë, 5 iPad dhe 8 kamera profesionale.

LAJMI I FUNDIT  ‘E kapa gruan me tjetrin në shtëpi’, burri tregon dramën e jetës, por nipi e trondit: Gjyshi ka dashnore! Ai ka lidhje me

SPAK sqaroi se një pjesë e sendeve me vlerë ishin sekuestruar më herët gjatë kontrolleve në banesat e personave të hetuar, në kuadër të një kërkese për ndihmë juridike të ardhur nga autoritetet belge.

LAJMI I FUNDIT  LAJM I MIRË kush do të bleje apartament në vitin 2026/ Ja çfarë u tha se pritet…

Operacioni u ekzekutua nga Policia Gjyqësore pranë Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *