Skip to content

Eduard Zaloshnja: 58.1% e duan rinovimin e mandatit për Dumanin, 53.3% e duan rinovimin për prokurorët e SPAK-ut

Tiranë, 29 korrik 2025 – Ndërsa mandati i kreut të SPAK, Altin Dumani, përfundon më 19 dhjetor 2025, debati publik mbi mundësinë e një rinovimi ka filluar të marrë formë edhe përmes opinionit të qytetarëve.

Një sondazh online, realizuar përmes 2,000 SMS të shpërndara në mënyrë të rastësishme në të gjithë Shqipërinë, mblodhi përgjigjet e 1,687 qytetarëve që plotësuan pyetësorin.

LAJMI I FUNDIT  E gjithe Bota po “çmèndet” pas këtij emri, Nëse prísni vajzë mùnd t’i vèndòsni

Sipas rezultateve, 58.1% e të anketuarve u shprehën pro-rinovimit të mandatit të Altin Dumanit si drejtues i SPAK. 41.9% ishin kundër, dhe nga këta, shumica ishin votues të PD-ASHM dhe PS, ndërsa një pjesë më e vogël ishin simpatizantë të partive të tjera ose mosvotues.

LAJMI I FUNDIT  Efektivi dhunoi kamerierin në Vlorë, Rama: Të përjashtohet nga Policia! Zyrtarëve s’do t’u tolerohen shkeljet që cenojnë komunitetin apo qytetarin

Pyetësori përfshinte gjithashtu edhe një çështje më të gjerë: “A duhet t’u jepet një mandat i dytë 9-vjeçar prokurorëve aktualë të SPAK-ut?”. Në këtë rast, 53.3% e të anketuarve ishin pro, ndërsa 46.7% ishin kundër. Edhe këtu, përqindja më e madhe e kundërshtuesve vinin nga elektorati i dy partive kryesore, por kishte një përfaqësim më të gjerë edhe nga votues të partive të vogla dhe mosvotues.

LAJMI I FUNDIT  E fundit! SPÁK merr vendimin final, ja kë kërkon për SHÉF të BKH

Rezultatet e sondazhit tregojnë një mbështetje të moderuar për vazhdimësinë e strukturës aktuale të drejtësisë së posaçme, por gjithashtu reflektojnë ndasi të qarta politike dhe ideologjike në raport me mënyrën si perceptohet puna e SPAK-ut në këto vite.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *