Skip to content

PD reagon për zjarret: Shqipëria e pushtuar nga flakët, banorët të largohen nga zona e rrezikut! Me Ramën paratë harxhohen për luks

Partia Demokratike ka reaguar me tone të forta ndaj situatës alarmante të zjarreve që kanë përfshirë vendin nga jugu në veri. Përmes një deklarate për shtyp, selia blu e akuzon qeverinë për dështim total në përballimin e krizës dhe mungesë vullneti për të investuar në mbrojtjen e qytetarëve.

“Zjarret, përmbytjet, fatkeqësitë natyrore përsëriten në të gjithë botën, por përgatitja dhe reagimi janë përgjegjësi e qeverisë. Në Shqipëri, qeveria sillet sikur jemi një vend i sapodalë nga lufta – zjarrfikës me lopata, batanije dhe mungesë të mjeteve minimale”, thuhet në deklaratë.

LAJMI I FUNDIT  DETAJE nga shp*rthimi i bombolës në Tiranë, nuk do ta besoni se kush ka mbetur i pl*gosur ne vend-ngjarje

PD shpreh shqetësimin për mungesën e paralajmërimeve zyrtare dhe për angazhimin minimal të strukturave shtetërore për mbrojtjen e banorëve në zonat e prekura nga flakët. Ndërkohë, iu bëhet thirrje qytetarëve dhe turistëve që të evakuohen nga zonat e rrezikuara dhe të ndihmojnë çdo person në nevojë.

Në deklaratë theksohet kontrasti mes reagimit të qeverisë ndaj zjarreve dhe mobilizimit të jashtëzakonshëm të forcave shtetërore për të shembur bujtinat në Theth apo për të konfiskuar produkte të vogla në Sarandë. “Për të djegurit, vetëm lopata dhe batanije. Për shitësit e rigonit dhe bujtinat e Thethit, ushtri të tërë me mjete të rënda”, vijon më tej Partia Demokratike.

LAJMI I FUNDIT  Vrasja e Liridona Ademajt, vëllai i saj dëshmon në Gjykatë: Nipërit e grisën Naimin nga fotot! Murseli edhe gjatë varrimit ishte i qetë, kjo na ra në sy

Partia më e madhe opozitare e cilëson prioritet të qeverisë luksin dhe spektaklin, jo jetën dhe sigurinë e qytetarëve. “Edi Rama shpenzon për charterë, koncerte, kopshte 4 milionë euro në oborrin e Kryeministrisë, por nuk kujtohet për emergjencat civile dhe për modernizimin e sistemit të mbrojtjes nga fatkeqësitë”.

LAJMI I FUNDIT  I vrane mikun Ervis Martinajt! SPAK trondit klanin e fuqishem DUKA, zbulohet cfare i ka bere sot

Në përfundim, PD paralajmëron se situata do të përsëritet jo vetëm këtë verë, por edhe në sezonet në vijim, për sa kohë Shqipëria qeveriset nga një kryeministër që – sipas saj – është “me pushime, ndërsa vendi digjet”.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *