Skip to content

Tiranë/ Arrestohet 63-vjeçari që shkaktoi djegien e 600 hektarëve në Parkun Kombëtar të Dajtit

Policia e Tiranës ka vënë në pranga Bahri Hysën, 63 vjeç, banues në Fushë-Stanë, si autorin e dyshuar të zjarrvënies së qëllimshme që përfshiu zonën e mbrojtur të Malit me Gropa, brenda Parkut Kombëtar të Dajtit. Zjarri i rënë një ditë më parë dogji mbi 600 hektarë kullota dhe bimësi natyrore, duke shkaktuar një nga dëmet më të mëdha mjedisore të kësaj vere.

LAJMI I FUNDIT  "Duhen vetem 3 gjethe dafine..."! 'Magjia' ideale per te gjithe ata qe

Sipas hetimeve paraprake, 63-vjeçari, i cili punonte si bari në zonë, kishte ndezur zjarr në një sipërfaqe kullotë në vendin e quajtur “Fushë Stanë”. Për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta, flakët u përhapën me shpejtësi dhe përfshinë lugina të thella dhe pika të ndjeshme të parkut si Gryka e Mullinit dhe Qafa e Qershisë.

LAJMI I FUNDIT  E fundit! Vráu brùtalisht gruan e tij, merr trònditjen e madhe SHQIPTARI në Greqi!
LAJMI I FUNDIT  Meri Shehu jep lajmin b*mbastik! 4 shenja do NOTOJNE NE LEK, merrni masa qe t..

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh për dëmin e rëndë ekologjik, ndërsa materialet për këtë rast i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, me akuzën për “Shkatërrim me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *