Skip to content

E bujshme! Tom Doshi perjashton gjithe listen e mbyllur te PSD, behet deputet nipi i artistes se madhe

Kryetari i Partisë Social Demokrate (PSD), Tom Doshi, ka vendosur të heqë dorë nga mandati që kishte fituar në Tiranë përmes listës së mbyllur. Më 23 korrik, PSD ka paraqitur kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që mandati t’i kalojë listës së hapur, përkatësisht kandidatit më të votuar, Tedi Mula, i cili ka marrë 2,500 vota. Mula është nipi i Avni dhe Inva Mulës.

Ky zhvillim vjen në mes të tensioneve brenda koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, pasi njëri nga kandidatët e listës së mbyllur ka refuzuar të heqë dorë nga mandati, ndryshe nga premtimet para zgjedhjeve.

LAJMI I FUNDIT  E FUNDIT! Rusia rinxjerr hartën, 23 vendet që zhd*ken në rastin e L*ftës së Tretë Botërore

Ndërkohë, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka ndarë 37 mandatet për Qarkun Tiranë:
• 19 për PS
• 13 për PD-ASHM
• 2 për Partinë Mundësia
• 1 për PSD
• 1 për Lëvizjen Bashkë
• 1 për koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet

Pas shpalljes së këtyre mandateve, ka nisur debati për mandatin e vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.

LAJMI I FUNDIT  Rama “piketon” synimin e radhës: Deri në fund të dekadës, s’do ketë…

Kleana Xhuveli, kandidate e renditur e katërta në listën e mbyllur, ka tërhequr dorëheqjen e dhënë më parë dhe po kërkon të marrë mandatin. Ajo është kushërira e parë e Adriatik Lapajt (vajza e tezes). Ajo u paraqit personalisht në KQZ së bashku me përfaqësuesen ligjore të koalicionit.

Mandatet në Tiranë sipas forcave politike:

Partia Socialiste (PS)
1. Edi Rama
2. Ogerta Manastirliu
3. Elisa Spiropali
4. Lindita Nikolla
5. Taulant Balla
6. Adea Pirdeni
7. Albana Koçiu
8. Igli Hasani
9. Delina Ibrahimaj
10. Ilva Gjuzi
11. Iris Luarasi
12. Erion Malaj
13. Blendi Gonxhja (lista e hapur)
14. Erion Braçe (lista e hapur)
15. Ervin Hoxha (lista e hapur)
16. Fatmir Xhafaj (lista e hapur)
17. Ornaldo Rakipi (lista e hapur)
18. Anila Denaj (lista e hapur)
19. Olta Xhaçka (lista e hapur)

LAJMI I FUNDIT  Mjerë ajo familje! Mbytet 16 vjecari në vend, shoku i tij përfundon në spital

PD-ASHM
1. Sali Berisha
2. Flamur Noka
3. Albana Vokshi
4. Belind Këlliçi
5. Tedi Blushi
6. Jozefina Topalli
7. Fatmir Mediu
8. Edi Paloka
9. Erisa Xhixho
10. Mesila Doda
11. Klevis Balliu
12. Besart Xhaferi
13. Jorida Tabaku (lista e hapur)

Partia Mundësia
1. Agron Shehaj
2. Erald Kapri

Lëvizja Bashkë
1. Redi Muçi

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *