Skip to content

I gjithë Mesdheu po digjet, ndër vendet ‘në luftë’ me flakët edhe Shqipëria, NASA publikon imazhet satelitore

Imazhet satelitore të publikuara nga NASA kanë kapur me saktësi vatrat aktive të zjarrit që janë shpërndarë në të gjithë rajonin e Mesdheut. Nga Greqia në Spanjë, nga jugu i Francës në Cipro, si dhe në Itali e Shqipëri, qindra zjarre janë duke përfshirë zona të mëdha pyjore dhe hapësira të gjelbërta, duke e kthyer korrikun në një nga javët më të rënda të kësaj vere për sa i përket emergjencave mjedisore.

LAJMI I FUNDIT  Zbulimi tronditës – Varr masiv me qindra foshnje, nisin gërmimet zyrtare

Në fotografitë satelitore, çdo pikë e kuqe përfaqëson një vatër aktive, pavarësisht përmasave të saj. Imazhet tregojnë me detaje kohën e zhvillimit të zjarreve – që nga ato aktive aktualisht, tek ato të ndodhura në 24 orët e fundit, e deri tek vatrat e regjistruara gjatë javës së kaluar.

LAJMI I FUNDIT  Viti 2026 i sjell nje MAL me FAT FINANCIAR për dy shenja të horoskopit

Sipas të dhënave, vala ekstreme e të nxehtit që ka përfshirë rajonin e Ballkanit dhe Italinë ka favorizuar ndjeshëm përhapjen e flakëve. Shumica e zjarreve janë regjistruar në zona pyjore, por disa nga pikat e kuqe në hartë mund të lidhen edhe me aktivitete njerëzore si djegie bujqësore, impiante industriale apo dhe shpërthime të lidhura me konfliktin në Ukrainë.

LAJMI I FUNDIT  Andia Ulliri kërkoi mandatin e ish-prokurorit Arjan Ndoja, KAS e rrëzon! Sefa: Të respektohet kuota gjinore sipas ligjit!

Shqipëria, ashtu si vendet e tjera të rajonit, po përballet me një sezon zjarresh gjithnjë e më të vështirë për t’u menaxhuar, ndërkohë që imazhet nga hapësira konfirmojnë se situata ka përmasa të gjera dhe kërkon koordinim të përforcuar ndërkombëtar.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *