Skip to content

E fundit! Reagimi i ashpër i Ramës pasi kryetari i kësaj bashkie refuzoi të shkarkojë drejtorët: Po s’e bërë do…

Një takim i zhvilluar së fundmi mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarëve të bashkive ka shënuar disa episode tensioni dhe qëndrime të papritura nga drejtues vendorë.

Sipas burimeve për Saranda Web, Rama ka kërkuar dorëheqjen kolektive të të gjithë drejtorëve të institucioneve vartëse nga bashkitë, si pjesë e një nisme për të reformuar administratën dhe për të luftuar fenomenet e nepotizmit dhe paaftësisë.

Në këtë klimë presioni, një përplasje e fortë është regjistruar mes Kryeministrit dhe kryetarit të Bashkisë Konispol, Ergest Dule. Ky i fundit ka refuzuar prerazi kërkesën për shkarkimet masive, duke deklaruar:
“Unë nuk i largoj drejtorët. Janë të rinj, profesionistë dhe po punojnë me përkushtim.”

LAJMI I FUNDIT  E fundit/ “Nga janari paga minimale do të jetë…” Rama jep lajmin e forte, ja kush tjeter perfiton

Kjo deklaratë ka sjellë një reagim të ashpër nga Rama, i cili ka kërkuar që nëse nuk zbatohet urdhri, atëherë vetë kryebashkiaku të japë dorëheqjen. Sipas dëshmitarëve, në sallë ra një heshtje e ndjeshme që pasqyroi tensionin dhe situatën e ndërlikuar të marrëdhënieve mes qeverisë qendrore dhe pushtetit vendor.

LAJMI I FUNDIT  I gjithë Mesdheu po digjet, ndër vendet 'në luftë' me flakët edhe Shqipëria, NASA publikon imazhet satelitore

Ndërkohë, edhe kryetari i Bashkisë Finiq, Romeo Çakuli, është përfshirë në këtë situatë me një reagim që u interpretua në mënyra të ndryshme. Me një ton ironik, ai tha:
“Do i shkarkoj të gjithë dhe do i rikthej pas një jave.”

Koment që u përjetua nga të pranishmit si një sinjal rezistence ndaj masave të centralizuara, por edhe si një përpjekje për të ruajtur një dozë humori në një atmosferë të ngarkuar.

LAJMI I FUNDIT  Horoskopi bekon 4 shenja! Ne 2026 PASURI, RROGE dhe Shendet Plot FAT

Deri më tani, nuk ka një qëndrim zyrtar nga Bashkia Finiq për këtë deklaratë, dhe nuk është e qartë nëse veprimi do të pasohet nga masa konkrete apo do të mbetet në nivel simbolik.

Kjo situatë ngre pikëpyetje mbi kufijtë e autonomisë së pushtetit vendor në kushtet e një reforme të thellë administrative, ku balanca mes autoritetit qendror dhe pavarësisë lokale duket se është në një moment kritik.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *