Skip to content

Efektivi dhunoi kamerierin në Vlorë, reagon nisma ‘Shqipëria Bëhet’: Shkarkim i menjëhershëm i policit, duhet reformim i thellë në polici

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka reaguar me tone të forta pas publikimit të videos tronditëse ku efektivi i Policisë së Dibrës, Ardian Isufi, shfaqet duke ushtruar dhunë ndaj një kamerieri 18-vjeçar në një hotel në Vlorë, në prani dhe me ndihmën e një personi me precedentë penalë.

Sipas kësaj nisme qytetare, rasti nuk është një incident i izoluar, por një simptomë e një sistemi të degraduar institucionalisht, ku figura e uniformës është kthyer nga simbol i mbrojtjes në mjet dhune dhe frike ndaj qytetarëve.

“Ngjarja tronditëse e ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një drejtues policie, i shoqëruar nga një person me probleme me ligjin, ushtrojnë dhunë brutale ndaj një kamarieri të mitur, është shuplaka më e rëndë që merr çdo qytetar që ende ka iluzionin se ky shtet e mbron të pafajshmin,” thuhet në deklaratën e tyre zyrtare në rrjete sociale.

LAJMI I FUNDIT  Al*rm për Green Card në SHBA! A është Shqipëria në Liste te ZEZE? Ja 19 vendet që mund të humbasin LETRAT

Lëvizja thekson se viktima, një i mitur që punonte për të përballuar jetesën, është viktimë e një shoqërie që sipas tyre “promovon pandershmërinë dhe shpërblen abuzuesit me pushtet”.

“Kjo nuk është thjesht një sjellje kriminale e një individi me uniformë. Kemi të bëjmë me një bashkëpunim të hapur mes policisë dhe krimit. Kemi të bëjmë me një shtet të rrënuar moralisht, që ka humbur çdo kufi midis rendit dhe rrënimit,” thuhet më tej.

LAJMI I FUNDIT  Kaq e re dhe e dashur nga te gjithe! Ndahet nga jeta profesosha e njohur shqiptare! (Foto)

Në deklaratën e tyre, “Shqipëria Bëhet” bën thirrje për ndëshkim penal të menjëhershëm për të gjithë autorët e përfshirë në ngjarje dhe për një reformë të thellë në Policinë e Shtetit, duke e shkëputur atë nga varësia politike.

“Drejtues policie që shoqërohen me elementë kriminalë dhe që përdorin uniformën për interesa personale janë pasqyrë e realitetit që prodhon ky sistem i kalbur… Ky institucion duhet të ndahet nga varësia politike, e cila i shpërblen me poste më të ‘devotshmit’ në radhët e uniformave blu,” përfundon reagimi.

LAJMI I FUNDIT  Para ikjes hedh ‘bombën’, Dumani tregon ‘listën e zezë’ për gazetarët. SPAK shkel “vijat e kuqe” të BE

Kujtojmë se efektivi Ardian Isufi është pezulluar nga detyra, ndërsa pritet që ndaj tij të merren masa të tjera pasi të dalë nga spitali. Ndërkohë presioni publik dhe reagimi i shoqërisë civile pritet të ndikojë në ecurinë e hetimit dhe në kërkesën për reforma të mëtejshme në institucionet e rendit.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *