Skip to content

Kush është Marselo Arani (BOLI), 32-vjeçari në ‘arrest shtëpie’ që dyshohet se vr*u biznesmenin Mëhalla!

Marselo Arani, është një prej autorëve të dyshuar për vrasjen e ndodhur të dielën, të biznesmenit Mondi Mëhalla.

32-vjeçari, i cili ishte nën masën e arrestit të shtëpisë për akuzën e pastrimit të parave, ka qenë një emër i njohur për autoritetet shqiptare.

LAJMI I FUNDIT  Namir Lapardhaja: 6 milionë dollarë për një gënjeshtër që nuk e hëngri askush

Në muajin Qershor të këtij viti, Aranit iu sekuestruan 14 pasuri, për shkak se dyshohet se janë produkt i veprimtarisë së tij kriminale.

Arani rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë në Itali, për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit.

LAJMI I FUNDIT  E fundit! Vráu brùtalisht gruan e tij, merr trònditjen e madhe SHQIPTARI në Greqi!

Gjatë hetimeve është provuar se ai ka kryer veprimtari kriminale në territorin italian.

Edhe pse do të duhej të ishte nën masën e arrestit të shtëpisë, në rrethana që nuk dihen ende, Arani i ka shpëtuar mbikëqyrjes policore, duke u bërë një prej të dyshuarve kryesorë për vrasjen e biznesmenit Mëhalla.

LAJMI I FUNDIT  LAJM I FUNDIT- Erion Veliaj dërgohet me urgjencë në spital – Ja gjendja e tij

Personi tjetër që dyshohet si bashkëpunëtor, është shtetasi Amarildo Kola me banim në qytetin e Laçit.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *