Skip to content

Bizneset po ‘trokasin’ më shumë tek bankat për kredi, BSH: Interesat e ulëta kanë shtuar kërkesën, shumica për investime

TIRANË – Bizneset shqiptare po i drejtohen gjithnjë e më shumë bankave për të marrë kredi, të nxitura nga ulja e interesave. Sipas Bankës së Shqipërisë, me vendimin për të ulur normën bazë të interesit në fillim të korrikut, pritet që kushtet e huamarrjes të përmirësohen më tej si për bizneset, ashtu edhe për qytetarët.

LAJMI I FUNDIT  Zoti është i mirë! Foshnja braktiset nga mamaja në Korçë! Gazetari jep lajmin e madh: Fëmijës i ka dalë një shans i madh për ta

Në vrojtimin e fundit të publikuar nga BSH, theksohet se gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025, pritet rritje e kërkesës për kredi nga bizneset, si nga ato të mëdha ashtu edhe nga ndërmarrjet e vogla e të mesme. Shumica e këtyre kredive janë të orientuara drejt investimeve.

“Kërkesa për kredi e bizneseve pritet të rritet si në terma të madhësisë së biznesit, ashtu edhe në terma të qëllimit të përdorimit të kredisë,” thuhet në raportin zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

LAJMI I FUNDIT  E fundit! Çfare Pamje tm*rri ne Durrës! Burri tentoi ta vr*ste, gruaja tenton t’i shpëtojë g*ditjeve duke u larguar me vrap nga shkallët, por...(Video)

Pavarësisht këtij trendi pozitiv në kërkesë, bankat tregtare vijojnë të tregojnë kujdes në procesin e miratimit. Kushtet për dhënien e kredisë mbeten të pandryshuara, ndërsa është vënë re një shtim i kërkesave për kolateral, sidomos për ato biznese që kanë një histori të mëparshme me probleme në shlyerjen e detyrimeve.

LAJMI I FUNDIT  Edi Rama do të të tërheq zv*rrë brenda muajit qeveria e re!”

Kjo qasje konservatore e bankave shihet si përpjekje për të ruajtur cilësinë e portofolit të kredisë, pavarësisht përmirësimeve në treguesit ekonomikë dhe politikës monetare lehtësuese të ndërmarrë nga autoriteti qendror.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *