DELVINË – Situata me zjarret në jug të vendit vijon të jetë alarmante. Pasditen e sotme, flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë hyrë në drejtim të fshatit Kalasë, në bashkinë e Delvinës.
Burime lokale bëjnë me dije se zjarri po rrezikon seriozisht banesat e fshatit, ndërsa banorët kanë kërkuar ndërhyrje urgjente nga ajri për të shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve.
Dy mjete zjarrfikëse nga Himara dhe forcat e Armatosura janë nisur drejt zonës për të ndihmuar në përballimin e flakëve, por për shkak të terrenit të vështirë dhe erërave të forta, situata paraqitet ende e vështirë për t’u menaxhuar.
Autoritetet lokale dhe emergjencat civile janë në gatishmëri, ndërsa bëhet apel për ndërhyrje më të koordinuar për të parandaluar dëme të mëdha në banesa dhe mjedis.

Be First to Comment