Skip to content

Bizneset po ‘trokasin’ më shumë tek bankat për kredi, BSH: Interesat e ulëta kanë shtuar kërkesën, shumica për investime

TIRANË – Bizneset shqiptare po i drejtohen gjithnjë e më shumë bankave për të marrë kredi, të nxitura nga ulja e interesave. Sipas Bankës së Shqipërisë, me vendimin për të ulur normën bazë të interesit në fillim të korrikut, pritet që kushtet e huamarrjes të përmirësohen më tej si për bizneset, ashtu edhe për qytetarët.

LAJMI I FUNDIT  Tërmeti i fuqishëm godet këtë vend, lëshohet paralajmërim për cunami

Në vrojtimin e fundit të publikuar nga BSH, theksohet se gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025, pritet rritje e kërkesës për kredi nga bizneset, si nga ato të mëdha ashtu edhe nga ndërmarrjet e vogla e të mesme. Shumica e këtyre kredive janë të orientuara drejt investimeve.

“Kërkesa për kredi e bizneseve pritet të rritet si në terma të madhësisë së biznesit, ashtu edhe në terma të qëllimit të përdorimit të kredisë,” thuhet në raportin zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

LAJMI I FUNDIT  Do hapen portat e parave! 3 shenjat më me fat të horoskopit për muajin Dhjetor

Pavarësisht këtij trendi pozitiv në kërkesë, bankat tregtare vijojnë të tregojnë kujdes në procesin e miratimit. Kushtet për dhënien e kredisë mbeten të pandryshuara, ndërsa është vënë re një shtim i kërkesave për kolateral, sidomos për ato biznese që kanë një histori të mëparshme me probleme në shlyerjen e detyrimeve.

LAJMI I FUNDIT  "Prisni mesin e javes..." Lajda Porja vjen me njoftimin urgj*nt: Ja ku bie bore masivisht

Kjo qasje konservatore e bankave shihet si përpjekje për të ruajtur cilësinë e portofolit të kredisë, pavarësisht përmirësimeve në treguesit ekonomikë dhe politikës monetare lehtësuese të ndërmarrë nga autoriteti qendror.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *