Skip to content

Rama kerkon te falen te denuarit perjete, deputeti i PS habit: Te denohen me burg perjete ata qe i…

Në një kohë kur kryeministri Edi Rama ka nisur një fushatë të paprecedentë për të zbutur Kodin Penal dhe për të lehtësuar dënimet për të dënuarit e përjetshëm – përfshirë vrasës, përdhunues dhe zyrtarë të korruptuar – deputetët socialistë po kërkojnë ndëshkime ekstreme për qytetarët e thjeshtë. Ironia arrin kulmin me deklaratën e fundit të deputetit të PS-së, Petro Koçi, i cili kërkon burgim të përjetshëm për këdo që i vë zjarrin pyjeve.

“Zjarri që shkatërron pyje dhe male duhet të dënohet me burgim të përjetshëm”, deklaroi Koçi në një postim në rrjetet sociale, pa thënë asnjë fjalë për ligjin që po përgatit qeveria e tij për të liruar personat me dënime ekstreme për krime të rënda. Pyetja që shtrohet është e thjeshtë: burg përjetë për fshatarin që djeg barin, ndërsa liri për zyrtarët që kanë vjedhur miliona?

LAJMI I FUNDIT  Vjen nje LAJM i FORTE per Euron! Nuk do e Besoni Cpo Ndodh me Dollarin

Koçi nuk është një figurë periferike – ai ka qenë pjesë e kabinetit të Brendshëm dhe një prej zërave më besnikë të Ramës në PS. Por ndërsa mban ligjërata për zjarrvënësit e zonave rurale, nuk thotë asgjë për zyrtarët e lartë që kanë përfituar përmes koncesioneve të dyshimta, që kanë lënë spitale pa ilaçe dhe që kanë firmosur tenderë të fryrë me dokumente të falsifikuara.

LAJMI I FUNDIT  E fundit! Ish Agjenti i SHISH që vrau të dashurën dhe nënën merr LAJMIN e ZI, cpo ndodh ne jeten e tij

Në këtë sfond, qeveria po përgatit amnistinë më të gjerë në historinë e drejtësisë shqiptare, ndërsa paralelisht shpik një drejtësi të dyfishtë: e ashpër me qytetarët e thjeshtë, por e butë dhe e mëshirshme me krimin e organizuar dhe korrupsionin e zyrtarëve.

Zjarret që kanë përfshirë vendin janë pasojë e mungesës së sistemit, jo vetëm nga pakujdesia e qytetarëve. Shteti nuk ka pajisje zjarrfikëse, nuk ka monitorim satelitor të pyjeve, nuk ka patrullim ajror – madje në shumë raste, pushtetarët lokalë kanë heshtur apo kanë bashkëpunuar në mënyrë të tërthortë me shkatërrimin e zonave të mbrojtura, për t’i kthyer në terrene ndërtimi.

LAJMI I FUNDIT  Edi Rama nuk ndalet! I jep postin e jashtezakonshem njeriut qe doli kundra Lali Erit

Në vend që të kërkojë burg përjetë për banorët e zonave të thella që ndoshta djegin një kullotë për bagëtinë, Koçi duhet të ngrejë zërin për hetimin e aferave të mëdha: koncesionet e dhëna në errësirë, tenderët fiktivë në ministri, dhe presionet ndaj zyrtarëve që refuzojnë të firmosin vepra korruptive – si rasti i ish-zv.ministrit Florian Semani.

Nëse PS kërkon drejtësi për zjarrin, atëherë duhet të kërkojë dyfish burg përjetë për ata që kanë djegur jo vetëm pyjet, por ekonominë, ligjin dhe besimin e qytetarëve te shteti. Përndryshe, çdo deklaratë e tyre është vetëm një tymnajë për të mbuluar flakët që po e përpijnë Shqipërinë.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *