Skip to content

Dejona Mihali i reagon Devollëve për pasaportën serbe të vajzës së tyre

Dejona Mihali, aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar publikisht pas zbulimit të një detaji të rëndësishëm rreth përfshirjes së Vlera Devollit, vajzës së biznesmenit Blerim Devolli, në një skemë të dyshimtë për përfitimin e një licence në sektorin e energjisë së ripërtëritshme në Kosovë.

Sipas Mihalit, Vlera Devolli zotëron pasaportë serbe dhe e ka përdorur këtë shtetësi për të regjistruar një kompani të quajtur “Frigo Food Solar” LTD në Maltë. Qëllimi, sipas saj, ka qenë përfitimi i një licence nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) në Kosovë.

LAJMI I FUNDIT  Tronditëse – Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

“Pronare e kompanisë malteze ‘Frigo Food Solar’ LTD është znj. Vlera Devolli, vajza e Blerim Devollit. Emri i saj në fletë-regjistrimin e biznesit në Maltë figuron si ‘Vljera Devoli’, sipas asaj që shkruhet në pasaportën e saj si shtetase e Serbisë,” – shkruan Mihali, duke publikuar edhe dokumentacionin përkatës.

LAJMI I FUNDIT  E fundit! Plani i tre vëllezërve nga Tropoja, si u vr* Renis Dobra, ja cfare u kishte bere sipas tyre

Sipas saj, ky veprim i anëtares së familjes Devolli ngre shqetësime serioze për mënyrën se si individë të fuqishëm ekonomikisht po përdorin identitete dhe juridiksione të ndryshme për të manipuluar procedurat ligjore dhe institucionale në Kosovë.

LAJMI I FUNDIT  E FUNDIT! Kur do pushojë shiu? Meteorologia jep lajmin fantastik për diten e

Ky rast ngjall debat të fortë në opinionin publik dhe vë në pikëpyetje kontrollin e institucioneve përgjegjëse, si dhe integritetin e sistemit të dhënies së licencave për energjinë e ripërtëritshme në vend. Vetëvendosje dhe aktivistë të tjerë kanë kërkuar hetim të plotë për këtë çështje, ndërsa nga ZRRE ende nuk ka një reagim zyrtar.https://www.facebook.com/share/1DVqSjpW4r/?mibextid=wwXIfr

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *