Skip to content

TRONDITESE, babai vret aksidentalisht te bijen 4-vjecare, ja cfare ndodhi

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në zonën e Qerekës, Krujë, ku një vajzë e mitur vetëm 4 vjeçe ka humbur jetën pasi është përplasur aksidentalisht nga automjeti i drejtuar nga babai i saj, brenda ambienteve të biznesit familjar.

Sipas Policisë së Shtetit, ngjarja ka ndodhur më 23 korrik 2025, kur shtetasi A.S., duke lëvizur me automjetin e tij në hapësirën e biznesit, nuk ka vënë re vajzën që ndodhej në afërsi dhe dyshohet se e ka goditur pa dashje.

LAJMI I FUNDIT  KAOS ne Qytetin Shqiptar/ Pezullohet qarkullimi i të gjitha linjave të transportit publik

Vajza u transportua me urgjencë në spital në gjendje kritike, por për fat të keq nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë pak pas mbërritjes.

LAJMI I FUNDIT  Klodiana Lala tròndit: Balluku ka mbaruar, prisni se do ndodhë e kèqja e madhe: SPAK ka bërë gati një

Policia njoftoi se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik, i cili ka tronditur thellë komunitetin lokal.

Familja ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike, ndërsa lajmi ka prekur thellësisht opinionin publik për shkak të natyrës së dhimbshme dhe të paimagjinueshme të kësaj ngjarjeje.

LAJMI I FUNDIT  E fundit! Atentati i papritur – Vrîtet brútalisht zyrtari i lartë

Njoftimi zyrtar i Policisë:

“Me datë 23.07.2025, në zonën e Qerekës, automjeti me drejtues shtetasin A. S., dyshohet se në ambientet e biznesit të tij, aksidentalisht ka përplasur vajzën e tij të mitur, rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital.”

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *