Skip to content

E bujshme! Edi Rama merr vendimin e pabesueshem per gjithe shqiptaret: Nuk do kete me ansnje…

Qeveria shqiptare ka miratuar ndryshime të rëndësishme në Rregulloren e Zhvillimit të Territorit me synimin për të ndaluar ndërtimet dhe rrethimet që bllokojnë rrugët dhe hapësirat publike. Me vendimin e ri të Këshillit të Ministrave nuk do të lejohen më trarë, rrethime apo ndërtime që pengojnë servitutin publik, edhe nëse këto struktura nuk janë të regjistruara zyrtarisht. Gjithashtu, do të ndalohet dhënia e lejeve të ndërtimit për prona që janë të destinuara për sheshe, rrugë apo parqe, edhe nëse këto prona janë në pronësi private. Çdo kërkesë për leje ndërtimi, ndryshim projekti apo certifikatë përdorimi do të refuzohet automatikisht nëse nuk paguhet tarifa përkatëse brenda 15 ditëve nga njoftimi.

Projektet për qëllime banimi në zonat rurale do të mund të miratohen vetëm nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit, ndërsa bashkitë do të kenë kompetencë për të anuluar lejet e dhëna gabimisht për rrethime në zona me servitut publik. Vendimi gjithashtu forcon autoritetin e institucioneve qendrore në shqyrtimin dhe refuzimin e kërkesave për leje ndërtimi, ndryshim subjekti zhvillues, ndryshim projekti apo shtyrje afati në rast të mungesës së pagesave në kohë.

LAJMI I FUNDIT  Tragjedi në lumë: 40-vjeçari (EMRI) humb jetën pas rrjedhës së fuqishme

Ndalohet me këtë vendim edhe vendosja e rrethimeve, trarëve apo pengesave të tjera në prona private, kur këto prona ose pjesë të tyre përbëjnë rrugë kalimi ose dalje drejt hapësirave publike, madje edhe kur servituti publik nuk është i regjistruar në regjistrin e pasurive të paluajtshme. Në raste të tilla, lejet dhe deklaratat paraprake mund të anulohen apo shfuqizohen nga bashkitë, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë, qoftë pas ankesave të qytetarëve.

LAJMI I FUNDIT  ‘Çm*ndet’ tregu i qerave në Tiranë, çmimet e banesave arrijne në nivele ne kupe te qiellit

Gjithashtu, vendimi sjell procedura të reja për ndërrimin e subjektit zhvillues apo për kalimin e lejeve të ndërtimit, duke parashikuar dokumentacion të detajuar që duhet dorëzuar për të provuar kalimin e të drejtave, bashkë me pagesën përkatëse të tarifës. Për të shmangur bllokimin e projekteve nga vonesat burokratike, është përcaktuar se të gjitha veprimet për certifikata përdorimi, miratime projektesh apo ndryshime kushtesh duhet të shoqërohen me pagesë brenda afatit për 15 ditë, në të kundërt do të refuzohen automatikisht nga sekretariati i KKTU-së.

Në aspektin teknik, lejohet ndërtimi në vijimësi të objekteve ekzistuese me faqe kallkan, pa nevojë për marrëveshje ndërmjet pronarëve kufitarë, duke respektuar lartësinë sipas planit vendor. Objektet që ndodhen në brezin bregdetar apo janë mbi 6 kate jashtë këtij brezi do të trajtohen me kritere të veçanta, duke përjashtuar ato raste kur kufitari është shtetëror.

LAJMI I FUNDIT  E mbanit të fshéhtë? E vërteta e dhîmbshme që Selvija zbulon pas vdékjes së Shpat Kasapit!

Vendimi përfshin edhe një dispozitë kalimtare, ku autoritetet vendore ngarkohen të rishikojnë të gjitha lejet, deklaratat paraprake dhe njoftimet për ndërtim apo rrethim që pengojnë aksesin në hapësirat publike, dhe nëse pengesa ka ekzistuar që në fillim, lejet do të anulohen, përndryshe do të shfuqizohen. Agjencitë qendrore duhet brenda 6 muajsh të miratojnë projektet TIP për zonat rurale, ndërsa për lejet e dhëna më parë, procesi do të vazhdojë vetëm pas miratimit nga KKTU.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë pas botimit në “Fletoren Zyrtare” dhe synon një standard më të lartë për mbrojtjen e hapësirave publike dhe garantimin e një zhvillimi të qëndrueshëm e të drejtë të territorit.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *