Një rrëfim tronditës ka ardhur nga modelja ukrainase Maria Kovalchuk, e cila pas një feste luksoze në Dubai përfundoi në koma dhe sot ndodhet në karrocë me rrota. Historia e saj ngre alarmin për pasojat që mund të vijnë kur luksit i bashkëngjitet dhuna dhe pandëshkueshmëria.
Maria tregon se ishte ftuar në një festë me të rinj të pasur rusë dhe ukrainas, ku gjithçka në fillim dukej normale. Madje kishte telefonuar nënën e saj për t’i thënë se ishte mirë. Por gjithçka ndryshoi kur refuzoi të pinte alkool dhe të përfshihej në marrëdhënie seksuale.
Pas këtij refuzimi, Maria thotë se u ofendua dhe u dhunua brutalisht. I morën çantën, pasaportën dhe rrobat. Kur tentoi të largohej, u ndoq nga dy djem, të cilët e sulmuan në një ndërtesë të braktisur ndërtimi. Sipas saj, ata i thyen shpinën, krahët dhe këmbët, e lanë pa ndjenja dhe u larguan. Nuk di sa ditë qëndroi në koma, por u gjet pranë rrugës, gjysmë e zhveshur, dhe u dërgua me urgjencë në spital.
Sot, Maria ndodhet në Norvegji, nën kujdesin e nënës së saj. Lëviz vetëm me karrocë dhe po përballet me pasoja të rënda fizike dhe psikologjike. Ajo akuzon autoritetet e Dubait se tentuan ta paraqesin ngjarjen si “tentativë vetëvrasjeje”, duke fshirë provat dhe mbrojtur agresorët. “Nuk kam pirë, nuk kam bërë seks me askënd. Thjesht thashë ‘jo’ dhe më ndëshkuan për këtë,” shprehet ajo.
Modelja është zhdukur nga jeta publike që nga ajo kohë dhe thotë se askush nuk i doli në mbrojtje. Rrëfimi i saj është një goditje e fortë ndaj kulturës së heshtjes që mbulon shpesh abuzimet në botën e luksit dhe pushtetit.

Be First to Comment