Skip to content

Nga Thethi te Bashkitë – Si po shpik Edi Rama ‘fortuna’ duke kopjuar Ergodanin për të mbajtur nën kontroll Shqipërinë!

Në vend që të ofrojë ide për zhvillimin afatgjatë të vendit, reforma të mirëfillta në bujqësi, turizëm apo mirëqenie sociale, Edi Rama ka zgjedhur një tjetër rrugë: krijimin e krizave të inskenuara. Një metodë e njohur tashmë, e përdorur jo për zgjidhje, por për të shpërqendruar vëmendjen publike dhe për të ruajtur me çdo kusht pushtetin personal. Kjo nuk është as risi dhe as rastësi; është një model qeverisjeje që e ndjek qëllimisht, me ngjashmëri të dukshme me stilin autoritar të Rexhep Taip Erdoganit, ku çdo kritikë konsiderohet komplot dhe pushteti ushtrohet i vetëm, pa ndarje e pa llogaridhënie.

Në vend të një qeverisjeje normale, ku institucionet funksionojnë dhe ministrat marrin përgjegjësi reale, kemi përballë një spektakël të vazhdueshëm me një aktor të vetëm. Çdo vendimmarrje ndodh para kamerave, ndërsa institucionet dhe funksionarët e tjerë shtetërorë janë reduktuar në rol figuranti. Janë aty për të mbushur kornizën, por nuk vendosin asgjë. Politika shqiptare është shndërruar në një skenë ku kryeministri është njëkohësisht protagonist, regjisor dhe komentator i vetes.

Ngjarjet e fundit në vend, që nga shpërthimet “e kontrolluara” në disa bashki, tek ndërhyrjet e vonuara kundër zaptimeve të hapësirave publike, apo veprimet selektive në zona të mbrojtura si Thethi, nuk janë fryt i ndonjë reagimi institucional ndaj problemeve reale. Janë, përkundrazi, një krizë artificiale e krijuar qëllimisht nga lart, për të forcuar imazhin e liderit që “ndërhyn personalisht për të shpëtuar situatën”. Një skenar i përsëritur sa herë që hetimet e SPAK afrohen pranë rrethit të ngushtë të pushtetit apo kur opinioni publik fillon të kërkojë llogari.

LAJMI I FUNDIT  Dh*mbje e madhe! Deputeti milioner i PS jep lajmin tr*gjik, cfare po ndodh në famijen e tij

Nëse këto do të ishin vërtet problematika që qeveria synon t’i zgjidhë, ato do të ishin adresuar vite më parë. Nuk janë të reja as ndërtimet pa leje në zona të mbrojtura, as zaptimi i trotuareve apo hapësirave publike. Janë plagë të njohura, të heshtura me vite nga po kjo qeveri. Veprimi i vonuar nuk është reflektim — është kalkulim politik, që i shërben momentit.

Kjo është metoda që Rama ka ndërtuar si themel të qeverisjes së tij: krijimi i tensioneve, shfaqja si zgjidhës suprem dhe përforcimi i idesë se pa të sistemi nuk funksionon. Mentaliteti është i pastër autokratik — pushteti nuk ndahet, por koncentrohet. Çdo kundërshti përballet me arrogancë, ndërsa vendimmarrja ndodh në rreth të ngushtë, larg transparencës dhe larg opinionit qytetar.

LAJMI I FUNDIT  Vd*kja e Shpat Kasapit, menaxheri nxjerr njoftimin urgjent per detajet e forta

Asgjë nuk lëviz rastësisht. Çdo dalje publike është e planifikuar, çdo krizë është e ndërtuar në tavolinë, çdo aksion është pjesë e një skeme të menduar mirë për të drejtuar vëmendjen aty ku pushtetit i leverdis. Dhe në këtë panoramë, nuk gjen as zhvillim ekonomik, as përparim në arsim apo politikë të jashtme. E vetmja ambicie e dukshme është mbijetesa politike dhe forcimi personal.

Ndërsa vendi ende pret shpalljen e kabinetit të ri të mandatit të katërt, Rama vazhdon ta mbajë publikun pezull, duke e paraqitur vendimin si një “surprizë vere”. Por kjo nuk është as kapelë magjike dhe as lëvizje strategjike për të përmirësuar qeverisjen. Është një shtyrje e qëllimshme, që i shërben mbulimit të debateve reale — ato që lidhen me SPAK, me dosje që rëndojnë mbi pushtetin, me skandale që kërkojnë përgjigje.

Zërat për mundësinë që kabineti i ri të shpallet në vjeshtë nuk janë të pabazuara. Sa më gjatë të zgjasë kjo furtunë e krijuar nga vetë kryeministri, aq më shumë zbehet fokusi publik ndaj asaj që vërtet ka rëndësi: llogaridhënia, transparenca dhe performanca.

LAJMI I FUNDIT  Delvinë/ Zjarri përparon drejt fshatit Kalasë, rrezikohen banesat, në ndihmë shkon helikopteri

Në një vend normal, temat e mëdha — bujqësia, arsimi, ekonomia — trajtohen me ekspertë, me afate konkrete dhe plane të matshme. Por në Shqipëri, çdo debat transformohet në një monolog të pafund të kryeministrit, ku ai flet pa ndërprerje, ironizon, komenton dhe vendos, ndërsa të tjerët heshtin. Politika është shndërruar në një skenë të një stand-up-i të pafund, ku qytetarët nuk janë më aktorë, por spektatorë pasivë të një shfaqjeje që nuk ndryshon kurrë.

Stili i tij i qeverisjes i ngjan më shumë një sunduesi provincial të epokës osmane sesa një kryeministri europian. Për Ramën, rëndësi ka pamja, jo përmbajtja; kontrolli, jo reforma; pushteti personal, jo ndërtimi i institucioneve. E gjithë skena është mbushur me tymnajën e krizave të sajuara, për të fshehur mungesën e thellë të rezultateve.

Në vend të “sagës së Osmanit” që dominoi ekranet vitin e kaluar, shqiptarët këtë verë po ndjekin një tjetër serial të gjatë, me protagonistin e zakonshëm — Edi Ramën. Sepse kur nuk ke asgjë të re për të ofruar, kriza e krijuar vetë mbetet i vetmi sukses që mund të tregosh.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *