Skip to content

Ministrja Denaj pezullon inspektimet e AKU-së: Teste për inspektorët, nis reformimi i institucionit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) kalon në një fazë të re rivlerësimi, pasi Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ka pezulluar përkohësisht të gjitha inspektimet që nuk janë të planifikuara dhe të miratuara më parë.

Vendimi vjen pas kritikave të kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë një vizite në Cërrik kërkoi ndërhyrje të menjëhershme në funksionimin e këtij institucioni.

LAJMI I FUNDIT  ‘Energji të forta financiare…’ NAM ME LEKE për këto 3 shenja javën e parë të Dhjetorit!

Në këtë kuadër, është ngritur një Komision i Posaçëm me 5 anëtarë që do të shqyrtojë me kujdes kompetencat dhe integritetin e trupës së inspektorëve aktualë. Komisioni do të aplikojë testime me shkrim dhe me gojë për çdo inspektor, ndërsa do të shqyrtojë edhe kandidatët e rinj që synojnë t’i bashkohen këtij institucioni.

Tre nga pesë anëtarët e komisionit janë përfaqësues nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, çka synon të sjellë një standard më të lartë profesionalizmi dhe objektiviteti në vlerësim.

LAJMI I FUNDIT  E BUJSHME! Rroga me e ulet do të bëhet 500 euro, ja kur do te behet e vertete, kush përfitojnë

Ministrja Denaj u shpreh se kjo nismë është pjesë e një reforme të thelluar, me synim krijimin e një qasjeje të re pune dhe një etike moderne brenda AKU-së.

“…kam urdhëruar pezullimin e ushtrimit të aktivitetit të inspektimeve pa planifikim paraprak dhe atyre të pamiratuara. Ky urdhër njëkohësisht ka në bazë edhe ngritjen e një komisioni të posaçëm me pesë anëtarë, unë këtu dua të falenderoj mbështetjen e Universitetit Bujqësor të Tiranës, i cili në përbërje të këtij komisioni do të ketë tre anëtarë dhe do të kryesohet nga profesor Iliri. Komisioni do të vlerësojë në formë të shkruar dhe me gojë inspektorët e AKU-së.

LAJMI I FUNDIT  Edi Rama do të të tërheq zv*rrë brenda muajit qeveria e re!”
Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *