Skip to content

“Çmendet” 44-vjeçari në Durrës, futet në lokal me sëpatë dhe tenton të godasë dy persona

Një incident i rëndë ka ndodhur në lagjen nr. 17 të qytetit bregdetar, ku një 44-vjeçar ka shkaktuar panik në një lokal pasi është futur brenda me një sëpatë në dorë dhe ka tentuar të godasë dy persona. Sipas burimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti për arsye të vogla mes tyre.

Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke arrestuar autorin e sulmit. Ndërkohë, një tjetër shtetas është proceduar penalisht, pasi kishte dijeni për tensionin mes palëve, por nuk kishte lajmëruar autoritetet për rrezikun e mundshëm.

LAJMI I FUNDIT  Banorët e lagjes Cakua në Himarë: Pushuesit po ikin nga rruga e keqe, bashkia na ka harruar

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Njoftimi i policisë:
Menjëherë pas njoftimit se në lagjen nr. 17, Durrës, një shtetas po kanoste dy shtetas të tjerë me sopatë, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës organizuan punën dhe shkuan menjëherë në vendngjarje.

LAJMI I FUNDIT  E fundit/ “Nga janari paga minimale do të jetë…” Rama jep lajmin e forte, ja kush tjeter perfiton

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, shërbimet e Policisë parandaluan përshkallëzimin e konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda për jetën e personave të përfshirë, si dhe arrestuan në flagrancë shtetasin E. Dh., 44 vjeç, banues në Shkodër.
Shtetasi 44-vjeçar u kap në flagrancë, në lagjen nr. 16, teksa kanoste me sopatë shtetasin E. A., dhe shtetasen E. S., të dy banues në Durrës.
Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi B. K., i cili kishte djeni për konfliktin dhe nuk njoftoi Policinë .
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

LAJMI I FUNDIT  Nuk kane të ndalur!!? Shp*rthen nje tjeter sk*ndal gjigand per Ballukun, ja afera e majme qe behet fjale
Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *