Skip to content

Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën një 19-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Tiranë-Durrës, pranë zonës së Marikajt, ku një automjet ka dalë nga rruga duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia, automjeti drejtohej nga një 18-vjeçar me inicialet D. D., i cili dyshohet se ka humbur kontrollin e makinës, duke çuar në daljen e saj nga rruga.

LAJMI I FUNDIT  Cudit Edi Paloka, ben deklaraten befasuese: Ia kam futur kot, Rama është trim. Këtij populli nuk i ngrihet…

Për pasojë, ka humbur jetën njëri prej pasagjerëve, një i ri 19-vjeçar me inicialet E. B. Ndërkohë, vetë drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri tjetër kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital.

LAJMI I FUNDIT  SPAK-u do ‘vdesë’? Klodiana Lala zbulon emrat qe pritet te zevendesojne Altin Dumanin

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe rrethanat e sakta të tij.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 00:40, në autostradën “Tiranë-Durrës”, në zonën e “Marikaj”, shtetasi D. D., rreth 18 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga.

LAJMI I FUNDIT  MARRAMENDESE! Qeveria vendos të rinovojë falas shtëpitë e shqiptarëve! Si të përfitoni

Nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi E. B., rreth 19 vjeç, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe sqarimin e rrethanave.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *