Skip to content

Kërcet grushti e ‘fluturojnë’ shishet në Palasë, ja ç’ndodhi në klubin e njohur kur këndonte Ylli Limani (VIDEO)

Një mbrëmje festive në klubin e natës “Lollipop” në Palasë u shndërrua në një situatë kaotike pasi një përplasje e dhunshme mes dy grupeve shpërtheu në zonën VIP gjatë performancës së këngëtarit Ylli Limani dhe grupit Three Dots
Sipas dëshmive të të pranishmëve gjithçka nisi me një debat verbal që shumë shpejt degradoi në dhunë fizike
Në përleshje u përdorën sende të forta si gota dhe shishe ndërsa dëgjohen edhe të shtëna armësh duke shkaktuar panik në ambient dhe largim të menjëhershëm të publikut
Shumë nga të pranishmit raportojnë se kanë humbur sendet personale në përpjekje për t’u larguar me shpejtësi
Performanca e artistit u ndërpre menjëherë ndërsa Ylli Limani reagoi më pas në rrjetet sociale

LAJMI I FUNDIT  Harrohet Jashari! Hati feston ditelindjen, kush eshte biznesmeni qe i qendroi afer (EMRI-FOTO)
LAJMI I FUNDIT  Mimoza Ahmeti refuzoi t’i japë autograf, Egla Cenko i bën reagimin ‘g*zhdues’: Ti nuk je e d*tyruar te jesh njeri por

“Çka nisi si një mbramje perfekte u la në gjysmë për shkak të një konflikti që ndodhi Më vjen shumë keq edhe ishalla jeni krejt mirë”

Policia e Vlorës nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar mbi incidentin ndërkohë që hetimet janë në zhvillim
Deri tani nuk ka konfirmim për të plagosur me armë zjarri por dëshmitarët e ngjarjes flasin për një situatë që mund të kishte marrë përmasa edhe më të rënda

LAJMI I FUNDIT  Djali i Valbona Selimllarit ndahet nga Gloria Meshi? Cfare ndodhi

Ky incident ka rikthyer shqetësimin për sigurinë në eventet e natës përgjatë bregdetit gjatë sezonit turistik ku masat parandaluese shpesh rezultojnë të pamjaftueshme për të garantuar qetësinë e pjesëmarrësve

Published inShowbiz

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *