Një raport i publikuar nga gazeta gjermane Bild ka ngritur polemika të ashpra në opinionin publik dhe politikën gjermane pasi ka zbuluar se kabineti i ish-kancelarit Olaf Scholz ka shpenzuar afro 590 mijë euro nga fondet publike për grimerë dhe stilistë gjatë periudhës 2022 – mars 2025
Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga Bild ish-ministrja e Jashtme Annalena Baerbock ka qenë zyrtarja me shpenzimet më të mëdha në këtë drejtim
Vetëm gjatë tre muajve të parë të vitit 2025 Baerbock ka harxhuar 21 mijë euro për grimin që përkthehet në rreth 248 euro në ditë
Grimerja e saj e përhershme Claude Frommen është paguar me 7500 euro në muaj dhe e ka shoqëruar ish-ministren në udhëtime zyrtare gjë që ka nxitur reagime të forta veçanërisht përballë deklaratave të vazhdueshme të qeverisë për nevojën e kursimeve në kohë krize ekonomike
Në vend të dytë për nga shpenzimet vjen vetë ish-kancelari Scholz me një total prej 13 mijë euro ndërsa ish-zëvendëskancelari Robert Habeck ka shpenzuar ndjeshëm më pak vetëm 598 euro gjatë tremujorit të parë të këtij viti
Raporti nënvizon se shifrat nuk përfshijnë kostot për veshje parukierë apo fotografë çka sugjeron se shpenzimet e vërteta mund të jenë edhe më të larta
Partitë opozitare kanë reaguar menjëherë
CDU ka kërkuar vendosjen e kufizimeve për përdorimin e fondeve publike për shërbime personale ndërsa Shoqata Gjermane e Tatimpaguesve i ka quajtur këto shpenzime “të tepruara dhe të papërgjegjshme” në një kohë kur Gjermania ndodhet në një periudhë të vështirë ekonomike
Kujtojmë se qeveria e Olaf Scholz e cila erdhi në pushtet në dhjetor të vitit 2021 ra në nëntor 2024 për shkak të përçarjeve brenda koalicionit të semaforit
Pas zgjedhjeve të parakohshme në shkurt 2025 pushtetin e mori një qeveri e re e udhëhequr nga lideri i CDU-së Friedrich Merz
Publikimi i këtij raporti vjen në një moment kur ekonomia gjermane është në rënie me PBB-në që u tkurr me 0.2% në vitin 2024 pas një tjetër rënieje prej 0.3% në vitin 2023
Ndër faktorët kryesorë të krizës përmenden çmimet e larta të energjisë normat e larta të interesit dhe mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar
7 mijë euro në muaj vetëm për makeup! Kush eshte ministrja e njohur qe i pl*si skandali
Published inAktualitet

Be First to Comment