Skip to content

‘Ia mora jetën se nuk më linte të…’ – Vajza në Fier mbyti me tel babain, tronditese cfare beri nëna

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Fier, ku një vajzë 26-vjeçare ka mbytur me tel babain e saj dhe më pas, së bashku me nënën, kanë tentuar ta paraqesin vrasjen si një aksident shtëpiak.

Sipas Policisë së Fierit, ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 të datës 23 korrik 2025, në fshatin Frashër. Emanilda Rama, 26 vjeçe, telefonoi policinë duke raportuar se babai i saj, Anesti Rama, 56 vjeç, kishte humbur jetën aksidentalisht në banesë. Por hetimet e mëvonshme zbuluan një të vërtetë makabre.

LAJMI I FUNDIT  Cfarë ishte kjo? Ledion Lico ‘TRONDIT’ rrjetin me paralajmërimin e tij

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, ngritën dyshime serioze për mënyrën e vdekjes. Operacioni i koduar “Inskenimi” çoi në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e Emanilda Ramës si autore e krimit.

Gjatë marrjes në pyetje, e reja pranoi se kishte kryer vrasjen për shkak të përplasjes së vazhdueshme me babain, i cili, sipas saj, e trajtonte me ashpërsi dhe e kufizonte në mënyrën e të jetuarit. Ajo deklaroi se viktima nuk e lejonte të vishej modernisht dhe e detyronte të ndiqte një stil konservator, çka i kishte shkaktuar një gjendje të rënduar psikologjike. Në kulmin e një debati, ajo e mbyti me një tel.

LAJMI I FUNDIT  Vd*kja e Shpat Kasapit 'i futi ne hall'! Kjo është lista me 16 banorët e mundshëm të “Big Brother VIP Albania 5”

Pas vrasjes, vajza dhe nëna e saj, V. Rama, 53 vjeçe, pastruan vendin e krimit dhe trupin e pajetë të viktimës për të inskenuar një aksident. Pas kësaj, Emanilda njoftoi policinë duke shpresuar se ngjarja do kalonte si e tillë.

LAJMI I FUNDIT  ‘I jep fund zullumeve’, Rama prezanton Kryeinspektoratin Digjital, tregon çfarë do të bëjë…

Nëna e saj është aktualisht e shoqëruar në ambientet e Policisë së Fierit, ndërsa ndaj saj po kryhen hetime të zgjeruara për të përcaktuar rolin dhe shkallën e përfshirjes në ngjarje.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Fierit për veprime të mëtejshme ligjore. Hetimet vazhdojnë për të dokumentuar të gjitha rrethanat e krimit që ka tronditur komunitetin vendas.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *