Skip to content

Flet vëllai i 56-vjeçarit që u vra nga e bija në Fier: Gruaja nuk donte, ju tregoj se cfare bente!

Ferdinand Rama, vëllai i Anesti Ramës i cili u vra në Fier nga vajza e tij Emanilda Rama, ka rrëfyer detaje të reja tronditëse për marrëdhëniet familjare që sipas tij ishin të prishura prej vitesh.

Nga Greqia ku jeton prej kohësh, ai tha për mediat se kishte rreth dy vite e gjysmë që nuk fliste me të vëllanë, pasi bashkëshortja e Anestit nuk e lejonte. Sipas tij, viktima nuk kishte marrëdhënie të mira me bashkëshorten e tij, e cila dyshohet se ka qenë e përfshirë në fshehjen e krimit pas vrasjes.

LAJMI I FUNDIT  NAMI ME LEK, shenjat e horoskopit me fat ne vitin 2026, rritje financiare dhe nje lajm

“E kemi ditur që më përpara, nuk shkonin mirë. Ajo thoshte nuk e dua burrin, merreni ju, bëni çfarë të doni. Ka thënë vetë unë nuk e dua. Vëllai punonte. Ata kanë dy vajza”, tregoi Ferdinand Rama.

LAJMI I FUNDIT  Gjetën dashurine pasi u martuan disa here kot! Gazetarja befason: Ju që mbani dhe grua, dhe dashnore NAMI do ju ndodhe

Ai shtoi se lajmin për vdekjen e Anestit e mori nga bashkëshortja e tij, pasi ishte kunata që e njoftoi. “Lajmëroi gruan time në telefon dhe i tha se Anesti ka vdekur” – u shpreh ai.

Ferdinandi sqaroi se për gjendjen shëndetësore të të vëllait pyeste gjithmonë vëllain tjetër, pasi nuk kishte komunikim të drejtpërdrejtë. “Më thoshte është mirë, por pak i dobët, ka pak kollë” – përfundoi ai.

LAJMI I FUNDIT  Fushë-Arrëz/ Makina me shpejtësi të lartë përfundon në lokal, plagosen 3 gra, mes tyre pronarja! Shoferi shoqërohet në polici (EMRI)

Ngjarja që tronditi opinionin publik vazhdon të hetohet nga autoritetet, ndërsa dyshimet për përfshirje të familjarëve të tjerë në fshehjen e provave sa vijnë dhe shtohen.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *