Skip to content

Fier/ Vrau efektivin e Patrullës, Gjykata dënon me burg përjetë Azgan Mërnicën! Autori pjesë e Strukturës së Armatosur të PD-së (VENDIMI)

Fier, 30 korrik 2025 – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier ka dënuar me burgim të përjetshëm Azgan Mërnicën, për vrasjen e efektivit të forcave “Shqiponja”, Novruz Cenalia, ngjarje e ndodhur më 13 maj 2024 në fshatin Baltëz.

Ngjarja nisi si një konflikt pas ndalimit të Mërnicës nga efektivi, për shkak të drejtimit të rrezikshëm të automjetit në zonën rurale. Sipas dosjes hetimore, pas një debati verbal, Mërnica qëlloi me armë zjarri në kokë efektivin, duke e lënë të vdekur në vend.

LAJMI I FUNDIT  Tërmeti i fuqishëm godet këtë vend, lëshohet paralajmërim për cunami

Mërnica u arrestua pas një operacioni 48 orësh dhe akuzohej për tre vepra penale: “Vrasje e punonjësit të policisë”, “mbajtje pa leje e armëve” dhe “drejtim i parregullt i mjetit”.

LAJMI I FUNDIT  Me zerin e drídhur dhe lot ne sy FIFI permend djalin... cpo i ndodh valle kengetares

Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtaret Elira Hroni, Miranda Nakaj dhe Vladimir Çjapi, vendosi bashkimin e dënimeve, duke dhënë masën maksimale: burgim të përjetshëm. Po ashtu, gjykata urdhëroi që dënimi të vuhet në një burg të sigurisë së lartë dhe të llogaritet periudha e paraburgimit nga 16 maj 2024 e në vijim.

LAJMI I FUNDIT  Gjetën dashurine pasi u martuan disa here kot! Gazetarja befason: Ju që mbani dhe grua, dhe dashnore NAMI do ju ndodhe

Prokuroria e Fierit, përfaqësuar nga Denis Hyka, kishte kërkuar të njëjtën masë në pretencën e 10 korrikut, ndërsa mbrojtja u përfaqësua nga avokati Xhevair Morina.

Ndaj vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë brenda 15 ditëve.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *