Skip to content

Ekskluzive/ Dorëzohet KAS, numëruesit e Fierit nuk i çon në Prokurori, por tek Celibashi: Hetoji ti, pati mospërputhje të theksuara votash

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) ka dështuar të dalë me një qëndrim të përbashkët për referimin në prokurori të numëruesve në qarkun Fier, ku gjatë rinumërimit u evidentuan dyshime të forta për manipulim votash në favor të kandidatit socialist Ceno Klosi dhe asaj demokrate Silva Hasaj.

Në disa raste, kandidatët kishin marrë deri në 85 vota shtesë brenda një kutie, duke ngritur pikëpyetje mbi integritetin e procesit.

LAJMI I FUNDIT  Ashpërsohet përplasja mes banorëve të Thethit me forcat e policisë. Ndërhyjnë edhe përfaqësuesit e PD!

Pavarësisht deklaratave të mëparshme publike nga anëtari Ledio Braho për ta çuar çështjen në prokurori bashkë me 587 procesverbalet e skanuara, KAS vendosi të mos procedojë, pasi nuk u arrit konsensusi mes anëtarëve. Edhe vetë Braho u tërhoq, për të shmangur perceptimin se po vepronte i vetëm në emër të institucionit.

Në vend të kallëzimit penal, të gjithë anëtarët i kanë dërguar një shkresë kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, ku kërkojnë identifikimin e numëruesve të përfshirë në kutitë e hapura në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan, si dhe nisjen e një hetimi administrativ.

LAJMI I FUNDIT  Rrini në gatishmëri! Del Njoftimi - Çfarë pritet të ndodhë mbrëmjen e sotme?

“Rinumërimi provoi mospërputhje të theksuara votash që duhen hetuar për të identifikuar anëtarët e GNV-ve që mund të kenë tjetërsuar rezultatin,” – thuhet në dokumentin zyrtar të siguruar nga Report TV.

Komisioni ia lë në dorë Celibashit të ndajë nëse bëhet fjalë për gabime njerëzore apo vepra penale, duke nënvizuar rëndësinë e ndarjes së qartë mes kundërvajtjeve administrative dhe shkeljeve me karakter penal në fushën e zgjedhjeve.

LAJMI I FUNDIT  2026 shpërthen me fat! 4 Shenjat që do PASUROHEN Kete Vit

I pyetur nga Report TV për tërheqjen nga zotimi për dërgimin në prokurori, Braho deklaroi se po i jep përparësi hetimit administrativ, por nëse Celibashi nuk vepron, ai vetë do të ndërmarrë hapat e mëtejshëm ligjorë.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *