Skip to content

2,7 mln euro dëm buxhetit, GJKKO liron nga arresti shtëpiak kryebashkiakun e Tropojës, Rexhë Byberi dhe nënkryetarin! Cakton detyrim paraqitjeje

Tiranë, 29 korrik 2025 – Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur lirimin nga masa “arrest në shtëpi” për kryetarin e Bashkisë Tropojë, Rexh Byberi, dhe nënkryetarin Abedin Kërrnaja, të dy të hetuar për shpërdorim detyre dhe prerje të paligjshme të pyjeve.

Sipas vendimit të trupit gjykues, të dy zyrtarët tashmë do të paraqiten një herë në muaj në gjykatë, në kuadër të masës së detyrimit për paraqitje. Avokatët mbrojtës argumentuan se ka përfunduar afati gjashtëmujor i masës së sigurisë, duke iu referuar një vendimi të mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese në çështjen “Margjeka”.

LAJMI I FUNDIT  ‘Çm*ndet’ tregu i qerave në Tiranë, çmimet e banesave arrijne në nivele ne kupe te qiellit

Prokuroria e Posaçme pretendon se në procesin e hapjes së një rruge 3.2 km në territorin e Tropojës, punimet janë zhvilluar pa leje ndërtimi dhe pa procedurat e nevojshme ligjore dhe mjedisore. Sipas SPAK, Bashkia Tropojë nuk ka ndjekur procedurat e detyrueshme për lejet përmes sistemit elektronik e-leje, si dhe nuk ka bashkëpunuar me Agjencinë Kombëtare të Mjedisit dhe ministritë përkatëse për vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe pasoja të tjera ligjore.

LAJMI I FUNDIT  SPAK kërcet prangat, kush jane të fortet e ketij shteti qe pritet te arr*stohen

Ndërkohë, më 24 korrik 2025, GJKKO nuk mori vendim për kalimin e çështjes në gjykim, duke i kërkuar prokurorit Elvin Gokaj që deri më 3 dhjetor 2025 të marrë dëshmitë e ekspertëve të aktit të vlerësimit të dëmit, që llogaritet në rreth 2.7 milionë euro.

LAJMI I FUNDIT  ‘Të Enjten dhe të Premten do…’ Hakil Osmani jep lajmin e bujshëm ‘Një javë ekstremisht e…’

Kujtojmë se SPAK kishte mbyllur hetimet më 4 mars, ndërsa më 12 shtator 2024 ishte vendosur masa “arrest në shtëpi” për dy zyrtarët, të cilët tashmë janë në gjendje të lirë në pritje të vendimit përfundimtar për fatin e dosjes penale.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *