Skip to content

Deputeti trondit: Para shtatorit do arrestohet Tërmet Peçi: Ja kush ia ka bërë gjemën

Tiranë / Tepelenë – Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka deklaruar se ish-kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, pritet të arrestohet për korrupsion përpara se të marrë mandatin si deputet në muajin shtator. Sipas Këlliçit, arrestimi lidhet me hetime të nisura më herët dhe dyshimet për abuzime me tendera publikë gjatë kohës kur Peçi drejtonte Bashkinë e Tepelenës.

“Prisni edhe një muaj e pak dhe do të shihni… nuk e dimë nëse do të ketë kohë të futet në Parlament apo do të arrestohet para shtatorit”, u shpreh Këlliçi në një intervistë në A2 CNN, duke iu referuar edhe përgjimeve për Erion Veliajn, ku sipas tij, vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës ka pohuar se Peçi dhe Agron Malaj kandiduan për të shmangur ndjekjen penale.

LAJMI I FUNDIT  TRONDITESE, babai vret aksidentalisht te bijen 4-vjecare, ja cfare ndodhi

SPAK heton Bashkinë e Tepelenës për afera korruptive

Hetimet ndaj Tërmet Peçit kanë nisur nga SPAK, që më 30 prill mori kallëzim penal nga Partia Demokratike, pas një investigimi të emisionit “Plug”. Prokurorët e posaçëm kanë zbarkuar disa herë në Bashkinë e Tepelenës, ku po hetohen një sërë dosjesh të dyshuara për tendera të dyshimtë, favorizime të operatorëve ekonomikë dhe abuzime me fondet publike.

Në qendër të hetimeve është kompania “NG STRUCTURES shpk”, e themeluar në vitin 2017 nga drejtori i bashkisë Lorenc Bami, në emër të bashkëshortes së tij, Aleksandra Bami. Kjo kompani ka përfituar rreth 18 milionë euro tendera nga bashkitë Tepelenë dhe Gjirokastër, ndërsa në total ka përfituar 66 milionë euro nga institucione publike, përfshirë fondet e rindërtimit.

LAJMI I FUNDIT  Ndahen Bora dhe Donaldi? Rrjeti po zien, cfare po ndodh mes dyshes dhe pse nuk dalin me bashke (Foto)

Kompania është e lidhur edhe me “IUMENTIS shpk”, e cila sipas dokumenteve zyrtare ka përfituar toka dhe leje ndërtimi me firmën e Tërmet Peçit për thertoren rajonale të Qarkut Gjirokastër, për t’i transferuar më pas fondet te firma e drejtorit të bashkisë.

Rrjeti i përfitimeve: nga familjarët te fondet e BE-së

Pas largimit të Aleksandra Bamit nga “NG STRUCTURES”, ajo themeloi kompaninë “Artreum Generation” me Mateo Shehun, djalin e pronarit të “IUMENTIS”. Kjo kompani përfitoi një tjetër kontratë në Bashkinë Memaliaj për ndërtimin e ujësjellësit, përmes nënkontraktimi.

LAJMI I FUNDIT  Bie komplet versioni i parë: Detaje të reja për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit

Ndërkohë, motra e Tërmet Peçit, Manjola Haska, mësuese dhe ish-drejtoreshë shkolle, ka përfituar mijëra metra katrorë tokë publike në fshatin Rexhin për ndërtimin e një agroturizmi. Tokat janë dhuruar me vendim të posaçëm të Këshillit Bashkiak, ndërsa ajo ka marrë 220 mijë euro fonde nga programi IPARD, përmes AZHBR-së.

Kujtesë: Peçi dha dorëheqjen pak para zgjedhjeve

Tërmet Peçi u tërhoq nga drejtimi i Bashkisë së Tepelenës në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, për të kandiduar për deputet. Ai fitoi mandatin në listën e Partisë Socialiste, por përballja me drejtësinë mund të ndodhë përpara se ai të betohet në Kuvend.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *