Skip to content

E trishtë! U raportua i zhdukur, gjendet në liqenin e Shkodrës trupi i pajetë i Iglit. Ja

Shkodër – Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës, pasi pas disa ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë 26-vjeçari Igli Laçej, i cili ishte raportuar i zhdukur prej familjarëve.

Trupi i të riut u gjet pasditen e sotme rreth orës 18:40 nga disa peshkatarë në ujërat e Liqenit të Shkodrës, të cilët menjëherë njoftuan autoritetet. Policia e Shtetit ka konfirmuar zyrtarisht vdekjen, duke theksuar se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, çka përjashton për momentin një skenar kriminal.

LAJMI I FUNDIT  Beyond the Traditional Portfolio

Sipas burimeve pranë grupit hetimor, dyshohet paraprakisht se Igli mund të jetë përballur me probleme të natyrës psikologjike, konkretisht depresion, por vetëm ekspertiza mjeko-ligjore do të përcaktojë shkakun përfundimtar të vdekjes.

LAJMI I FUNDIT  Ekskluzive/ Dorëzohet KAS, numëruesit e Fierit nuk i çon në Prokurori, por tek Celibashi: Hetoji ti, pati mospërputhje të theksuara votash

Familja kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve

Pak ditë më parë, familja e Igli Laçej publikoi përmes platformës JOQ Albania një apel për ndihmë, pasi i riu ishte zhdukur pa lënë gjurmë. Ai ishte parë për herë të fundit në zonën e Perashit, në qytetin e Shkodrës, dhe që prej asaj dite nuk kishte asnjë kontakt me të.

LAJMI I FUNDIT  Hëna e plot sjell LAJME MADHORE në jetën tuaj! Yjet lëvizin, ja ndikimi i FORTE i këtyre ditëve

Ngjarja ka lënë të tronditur jo vetëm familjarët, por edhe komunitetin lokal, i cili ishte angazhuar për ta gjetur të riun. Hetimet vijojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe për të hedhur dritë mbi arsyet që çuan në këtë fund tragjik.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *