Skip to content

Ish-zyrtarë policie, trafikantë dhe rrjet ndërkombëtar – Shkodra tronditet nga arrestimet

Një hetim i nisur prej muajsh nga SPAK ka sjellë lëshimin e 13 urdhërarresteve në qytetin e Shkodrës, në kuadër të një çështjeje për trafik ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës.

Sipas burimeve, 7 persona janë arrestuar, 1 është vetëdorëzuar, ndërsa 5 të tjerë vijojnë të jenë në kërkim. Të dhënat janë siguruar pas zbërthimit të komunikimeve në aplikacionin Sky ECC, i përdorur nga rrjete kriminale për të fshehur aktivitetet e tyre.

LAJMI I FUNDIT  Yjet flasin qartë për ata që dinë të dëgjojnë! Këto dy shenja duhet të kenë KUJDES!

Operacioni, që lidhet me dosjen e koduar “Ura”, është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 5:00.

LAJMI I FUNDIT  Do jepte të gjitha për ta shéruar! Sot jetîm, ky është problemi shéndetësor me të cilën përballet djali i Shpatit e Selvijes

Mes personave të ndaluar janë Vilson Roçi dhe Akil Alushi, ndërsa pasdite është vetëdorëzuar edhe Erjon Dani, ish-shef i krimeve në komisariatin nr. 3 në Tiranë. Ai kishte disa kohë që ishte larguar nga radhët e policisë.

Në kërkim janë shpallur:

LAJMI I FUNDIT  Harrojeni shiun! Meteorologia ju PARALAJMERON per ate qe vjen keto dite pas shiut

Ledri Lulashi

Lorenzo Çadri (i njohur edhe me mbiemrat Hysko dhe Isufi)

Sokol Masha

Sipas informacioneve të para, rrjeti kriminal dyshohet se ka qenë i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt Evropës, përmes kontakteve dhe rrugëve të krijuara nga Shqipëria.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *