Skip to content

“Bòmbë shèndetësore” në Greqi! Vjen alármi i madh, ja cfare po ndòdh atje

Situata në Qendrën e Paraburgimit të Agjias në Hania, Kretë ka dalë jashtë kontrollit, pasi aktualisht aty janë strehuar 1.140 migrantë, një shifër rekord që tejkalon çdo kapacitet të mëparshëm të strukturës.

Nënkryetarja e Bashkisë së Hanias, Eleni Zervudaki, në një intervistë për KRITI TV, e cilësoi gjendjen si një “bombë shëndetësore” dhe “mjerim i paprecedentë”, duke theksuar se vendi është plotësisht i mbipopulluar.

LAJMI I FUNDIT  Vd*kja e Shpat Kasapit 'i futi ne hall'! Kjo është lista me 16 banorët e mundshëm të “Big Brother VIP Albania 5”

“Nuk ka më vend. Njerëzit janë fjalë për fjalë të derdhur jashtë. Situata është dramatike,” – tha ajo, sipas portalit vendas neakriti.gr.

Zervudaki nënvizoi se 342 migrantë ndodhen të bllokuar në qendër që prej 18 gushtit, pa asnjë transferim në struktura të tjera, pavarësisht se në pjesë të tjera të Greqisë ekzistojnë qendra bosh.

LAJMI I FUNDIT  Vetëm një story mjaftoi: Gjesti rikthehet në vëmendje me një vajzë misterioze pranë tij

“Këta njerëz duhet të ishin zhvendosur prej kohësh në struktura të tjera në Greqinë Qendrore,” – shtoi ajo.

Pavarësisht ankesave të vazhdueshme nga Bashkia e Hanias dhe Roja Bregdetare, deri më tani nuk është dhënë asnjë zgjidhje nga autoritetet përkatëse, përfshirë edhe Prokurorinë.

LAJMI I FUNDIT  Situata është "alarmante"! Çfarë na pret me motin në ditët e ardhshme?

Në mes të krizës, autoritetet lokale përballen edhe me ngarkesë të rëndë financiare, pasi vetëm për ushqimin e 1.100 personave kërkohen rreth 140.000 euro në ditë, një barrë e madhe për buxhetin vendor.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *