Skip to content

‘Kástriot Myftaraj págoi me jetën e tij të vërtetat që iu rrëfeu shqiptarëve per Rámen’! Del video dhe dènoncimi tròndites

Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar në rrjete sociale një video të shkurtër të vitit 2016, kohë kur publicisti Kastriot Myftaraj deklaronte në një studio televizive se Edi Rama është një projekt i Sorosit.

Kryedemokrati Sali Berisha thekson se Kastriot Myftaraj është “njeriu që pagoi me jetën e tij të vërtetat që iu rrëfeu shqiptarëve”.

Në videon e publikuar, Myftaraj shprehet se përveçse Rama është projekt i Sorosit, Berisha do arrestohet së bashku me Ilir Metën.

LAJMI I FUNDIT  Luftë me Ramën?! – PO NDODH TANI! Burrat e Mirditës nisen drejt Thethit në mbështetje të banorëve

Sakaq, në vitin 2016 Myftaraj deklaronte se reforma në drejtësi do bëhet, sistemi zgjedhor në Shqipëri do të ndryshohet dhe se nuk do të ketë drejtësi.

“Edi Rama është një projekt i madh, nuk është një projekt shqiptar. Sali Berisha, Fatos Nano dhe Ilir Meta kan qenë projekte shqiptare.

LAJMI I FUNDIT  ‘I akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit’, ja kush eshte Fatmir Metaj i IKMT qe po shan e kercënon banorët e Thethit

Edi Rama është projekt i madh i Sorosit. Projekt i madh do të thotë e kanë ndërtuar ata me atë Rilindjen e të gjitha këto. Po të lexosh librin e sorosianit që u botua tani, Shqipëria Moderne që u botua me titull Shqipëria e Re, mund të lexohet si një libër i zhvillimeve në Shqipëri këto 25 vjet por edhe si një libër pse në këtë vend do ngrihet Edi Rama.

LAJMI I FUNDIT  Zhdukja misterioze e Eraldo Muçit, Lala jep detaje: U nis për një ‘punë’ në Durrës, ja shuma që mori borxh

Rama do ta mundë Metën, reforma do bëhet, Meta do arrestohet, Berisha do arrestohet, sistemi zgjedhor do ndryshohet por drejtësi nuk do kemi.”-deklaronte asokohe Kastriot Myftaraj.

Publicisti i njohur Kastriot Myftaraj humbi jetën tre vite më parë ndërsa u raportua se ai kreu vetëvrasje duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *