Skip to content

Tròndit ish-deputeti: Do ketë Vrásje gjyqtarësh e pròkurorësh, ja nga kush

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka lëshuar një paralajmërim të fortë, duke thënë se prokurorë dhe gjyqtarë në Shqipëri mund të jenë në rrezik jete.

Sula kujtoi atentatet mafioze në Itali në vitin 1992, kur u vranë gjyqtarët Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino, ngjarje që tronditën shtetin italian dhe çuan në ndryshime të mëdha në drejtësi.

LAJMI I FUNDIT  LAJM I FUNDIT- Erion Veliaj dërgohet me urgjencë në spital – Ja gjendja e tij

“Sot jemi në kushte të tilla, ku larg qoftë humbja e një prokurori apo gjyqtari… por të jeni të sigurt se edhe ai moment do të vijë. I ka vrarë politika, krimi i organizuar”, – u shpreh Sula, duke kujtuar edhe raste të mëparshme ku janë vrarë përfaqësues të drejtësisë në vend.

LAJMI I FUNDIT  ‘Ia mora jetën se nuk më linte të…’ – Vajza në Fier mbyti me tel babain, tronditese cfare beri nëna

Gjatë debatit, ish-deputeti Asllan Dogjani theksoi se shumë ngjarje të rënda nuk janë zbardhur:

“Janë vrarë, por duhet zbuluar pse. E di sa kam folur në Parlament e në media për atë Skerdilajd Konomin? Pse nuk e zbulojnë? I kanë të gjitha mundësitë.”

LAJMI I FUNDIT  Vjen lajmi i madh për ata që kanë euro – ja çfarë sapo u njoftua pas kaq kohësh!

Deklaratat e dy ish-deputetëve vijnë në një periudhë tensionesh të larta mbi reformën në drejtësi dhe çështjet e krimit të organizuar, shkruan A2.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *