Skip to content

Deputeti trondit: Para shtatorit do arrestohet Tërmet Peçi: Ja kush ia ka bërë gjemën

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka paralajmëruar arrestimin e mundshëm të ish-kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi, për çështje të lidhura me korrupsionin. Sipas Këlliçit, arrestimi i Peçit mund të ndodhë para muajit shtator, kur ai pritet të marrë mandatin e deputetit, të fituar në zgjedhjet e pjesshme të 11 majit.

Në një deklaratë për A2 CNN, Këlliçi tha se kjo është në linjë me përgjimet për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ku përmendet se Peçi kandidoi për të shmangur ndjekjen penale. “Nuk dihet nëse do të ketë kohë të ulet në Kuvend, apo do të arrestohet më parë. Vetë Veliaj, në përgjime, thotë se Tërmet Peçi dhe Agron Malaj u futën në garën për deputetë për t’i shpëtuar drejtësisë,” u shpreh Këlliçi.

LAJMI I FUNDIT  E fundit! SPÁK merr vendimin final, ja kë kërkon për SHÉF të BKH

Ndërkohë, SPAK ka zbarkuar pak javë më parë në Bashkinë e Tepelenës për të verifikuar një sërë dosjesh që lidhen me tendera publikë dhe dyshime për afera korruptive, favorizime operatorësh dhe abuzime me fondet shtetërore. Bashkia ka qenë nën drejtimin e Tërmet Peçit deri para dorëheqjes së tij në maj për të kandiduar si deputet.

Sipas një kallëzimi të bërë nga Partia Demokratike në SPAK më 30 prill, ish-drejtori i Bashkisë së Tepelenës, Lorenc Bami, në vitin 2017, themeloi në emër të bashkëshortes së tij, Aleksandra Bami, kompaninë “NG STRUCTURES shpk” në bashkëpunim me shtetasin Hekuran Hoxha. Kjo kompani ka përfituar rreth 18 milionë euro tendera nga Bashkia Tepelenë dhe Gjirokastër, si dhe 66 milionë euro në total nga institucione publike, përfshirë fonde të rindërtimit.

LAJMI I FUNDIT  Cmenduri! Nga janari i VITIT 2026 çmimet do 'FLUTUROJNË', ja sa do rriten tarifat e sigurimeve të makinave!

Për më tepër, “NG STRUCTURES” është përzgjedhur si bashkëpunëtore edhe nga kompania “IUMENTIS shpk”, e cila ka marrë tokë publike dhe leje ndërtimi për thertoren rajonale të Qarkut Gjirokastër me firmën e Tërmet Peçit dhe më pas ka transferuar fonde tek kompania e gruas së Bamit.

Po ashtu, gruaja e Bamit ka themeluar më pas kompaninë “Artreum Generation” me ortak Mateo Shehun, djalin e biznesmenit Gjolek Shehu. Kjo kompani ka marrë një tjetër tender në Bashkinë Memaliaj për ndërtimin e ujësjellësit, përmes nënkontraktimit.

LAJMI I FUNDIT  E BUJSHME! Qeveria e vendos qe të rinovojë pa lek shtëpitë e shqiptarëve! Menyra si te perfitoni

Një tjetër pikë e përfshirë në hetim është edhe motra e Tërmet Peçit, Manjola Haska, e cila nga drejtoreshë shkolle është kthyer në përfituese fondesh të AZHBR. Me një vendim të posaçëm të Këshillit Bashkiak, Peçi i ka dhuruar mijëra m² tokë publike në fshatin Rexhin për ndërtimin e një agroturizmi, projekt që ka përfituar 220 mijë euro nga fondet IPARD.

Hetimet janë në vijim, ndërsa arrestimi i Peçit mbetet një çështje që mund të marrë zhvillime të reja përpara nisjes së sesionit të ri parlamentar.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *