Skip to content

Drafti i Qeverisë, zbulohet vlera e pronave në të gjitha qarqet e vendit. Sa është çmimi i referencës në 24 zonat e Tiranës

Nga 1 janari deri më 30 shtator 2026, qytetarët dhe bizneset do të kenë mundësinë të rivlerësojnë pronat e tyre duke i përafruar me çmimet reale të tregut, sipas një projektligji të propozuar nga Ministria e Financave, tashmë në fazën e konsultimit publik.

Ndryshe nga tatimi aktual prej 15%, në këtë proces të ri rivlerësimi do të aplikohet një normë tatimore prej vetëm 5%. Kjo përfaqëson një lehtësim të ndjeshëm krahasuar me vitin 2022, kur norma ishte 3%.

LAJMI I FUNDIT  ‘Më ka përndjekur gjithë jetën!’ – Vajza e Met Begës zbulon një ‘sekret’ dhe merakun e asaj qe po jetojme

Sipas ministrisë, kjo nismë do të ketë ndikim pozitiv në buxhetin e shtetit përmes rritjes së të ardhurave nga tatimi mbi rivlerësimin, pa pasur nevojë për ndryshime në normat e tjera tatimore. Qëllimi kryesor është rritja e transparencës në tregun e pasurive të paluajtshme dhe formalizimi i vlerës së tyre reale, në një kohë kur çmimet e tregut kanë pësuar rritje të ndjeshme.

LAJMI I FUNDIT  ‘Çm*ndet’ tregu i qerave në Tiranë, çmimet e banesave arrijne në nivele ne kupe te qiellit

Projektligji parashikon gjithashtu që të drejtën për rivlerësim do ta kenë edhe ata që janë në proces regjistrimi të pronës apo që kanë pasuri të legalizuara sipas legjislacionit në fuqi.

Nëse miratohet, ky do të jetë procesi i pestë i rivlerësimit brenda 13 viteve. Procesi i fundit u zhvillua në periudhën 2020–2022, ku përfituan mbi 110 mijë familje dhe u rivlerësuan më shumë se 168 mijë pasuri. Nga ky proces, buxheti i shtetit arkëtoi rreth 14 miliardë lekë.

LAJMI I FUNDIT  ‘O mashkull k*rvë…’ Nuk përmbahet Arjan Konomi, shpërthen në sharje ndaj këtij personi! (Video)

Ministria ka publikuar gjithashtu edhe çmimet e reja të referencës për çdo qark të Shqipërisë, që do të përdoren si bazë për rivlerësimin.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *