Skip to content

Javën e ardhshme “çmenden” temperaturat, mesoni parashikimin e motit nga meteorologia Lajda Porja

Këtë të premte vendi ynë parashikohet me mot të paqëndrueshëm me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh.

Sinoptikania e Meteoalb, Lajda Porja, në një lidhje me studion e lajmeve në “Ora News” u shpreh se sot do të kemi reshje shiu me intensitet të ulët në jug të territorit që në orët e para të mëngjesit, më pas reshjet parashikohen të prekin pjesën më të madhe të territorit.

LAJMI I FUNDIT  Pas vajzes arrestohet dhe mamaja! Zbulohet cfare i kishin bere 56 vjecarit prej vitesh

Po ashtu, Porja u shpreh se pavarësisht reshjeve që do të jenë prezente gjatë gjithë fundjavës, do të ketë një stabilizim të situatës hidrike në veri, teksa sqaroi se reshjet nuk do të jenë me intensitet shqetësues.

LAJMI I FUNDIT  Detajet – BE jep lajmin: Shqipëria mund të mbyllë negociatat deri në…

Ndërkaq, Porja bëri me dije se javën e ardhshme vendi do të përfshihet nga një mot i ngrohtë.

“Do të jetë një mot që do të na duket më shumë si pranverë, sepse sidomos intervali nga ora 10:00 deri në 14:00 temperaturat do të ngjiten në 19 apo 20 gradë dhe kjo është një temperaturë shumë e lartë”, u shpreh sinoptikania Lajda Porja.

LAJMI I FUNDIT  Andia Ulliri kërkoi mandatin e ish-prokurorit Arjan Ndoja, KAS e rrëzon! Sefa: Të respektohet kuota gjinore sipas ligjit!
Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *