Skip to content

“TETOVË, TURPI T’i mbuloftë…”, Cpo Ndodh!! Vjen Reagimi i FORTE Pak Ore pas V*rrimit te Shpat Kasapit

Aktivisti Bardhyl Mahmuti ka kritikuar instituacionet maqedonase që nuk kanë shpallur ditë zie për vdekjen e këngëtarit të njohur Shpat Kasapi.

“TETOVË! TURPI T’i mbuloftë udhëheqësit politikë!”, shkruan Mahmuti duke kritikuar ashpër Qeverinë qendrore dhe strukturat lokale për mosrespektimin e pikëllimit popullor pas vdekjes së këngëtarit shumë të dashur, Shpat Kasapi.

Reagimi i plot:

TETOVË! TURPI T’I MBULOFTË UDHËHEQËSIT POLITIKË!

LAJMI I FUNDIT  Krimi shtetëror i 21 janarit/ Dumani: Dosje prioritare, në fazën e hetimit paraprak

Më 16 tetor të vitit 2007 vdiq aksidentalisht këngëtari maqedonas Todor Proeski, i njohur si Toshe Proeski. Në shenjë pikëllimi, Qeveria e atëhershme e Maqedonisë (VMRO–PDSH) shpallën 17 tetorin zi kombëtare, ndërkaq qyteti i lindjes së tij, Krusheva, shpalli tri ditë zie!

Më 26 nëntor 2025, vdiq nga arresti kardiak Shpat Kasapi, këngëtari më i popullarizuar shqiptar i viseve shqiptare nën Maqedoni.

LAJMI I FUNDIT  Femra qe i futi ne sherr ne Dhermi – Nipat e ish deputetit socialist i rrahen cunat, Valbona Selimllari cudit me reagimin e saj

Meqenëse Shpat Kasapi vdiq në Itali dhe transferimi i kufomës mori kohë katër ditë për ta sjellë në vendlindje, udhëheqësit e pushtetit qendror dhe lokal kishin në dispozicion katër ditë që të respektonin zyrtarisht dhembjen dhe pikëllimin e shqiptarëve. Për turp, si pushteti i nivelit qendror ashtu edhe ai i pushteti lokal, injoruan tërësisht dhembjen dhe pikëllimin tonë!

LAJMI I FUNDIT  ‘Dhjetori nis me rrebshe, por pas tyre…’ Hakil Osmani jep lajmin GJIGAND! Ja kur pritet te zbardhe bora

Sidoqoftë, për familjarët është një lehtësim i madh kur shohim që qindra mijëra mesazhe ngushëllimi na kanë ardhur nga të katër anët e globit për të ndarë me ne dhembjen e madhe!

Shpat Kasapi ishte një YLL, drita e së cilit do të vazhdojë të shihet edhe gjatë shekujve në vijim.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *