Skip to content

Rama kërkon ‘rifreskim’ të Bashkisë Tiranë, do të caktohen 4 nënkryetarë të rinj! Ristani drejton skemën e re të riorganizimit të pushtetit vendor në kryeqytet

Njësoj si të gjitha bashkitë e vendit edhe Bashkia e Tiranës pritet t’i nënshtrohet një rifreskimi në nivele drejtuese
Burime për Report Tv bëjnë me dije se gjatë takimit të sotëm me deputetët e PS në Tiranë dhe përfaqësues të pushtetit vendor në kryeqytet kryeministri Edi Rama ka kërkuar hapjen e garës për nënkryetarët e rinj të bashkisë pa përjashtuar ata aktualët
Të njëjtat burime i thanë Report Tv se do të caktohen 4 nënkryetarë të rinj me një proces përzgjedhjeje Nga ky ristrukturim nuk preket Anuela Ristani që është aktualisht jo zv kryetare por Kryetare e Komanduar në Detyrë e Bashkisë së Tiranës
Si në bashkitë e tjera të vendit është ngritur një grup pune ku 3 prej anëtarëve janë Blendi Gonxhja Ogerta Manastirliu dhe Petrit Malaj të cilët do të zhvillojnë intervista me kandidatët për nënkryetarë
Nënkryetarëve aktualë Frida Pashako Andi Seferi Keti Luarasi dhe Jonida Halili mësohet t’u jetë thënë se janë të mirëpritur në garë me platformat dhe vizionin e tyre për sektorët përkatës
Kryetares në detyrë Anuela Ristani specifikisht i është lënë detyrë dixhitalizimi i Bashkisë si dhe drejtimi i punës për adoptimin e një strukture të re organizative në Bashkinë Tiranë e cila është konceptuar në bashkëpunim me Institutin Tony Blair dhe që adoptohet edhe në bashki të tjera

LAJMI I FUNDIT  Ultimatumi i Ramës, nis sot aksioni kundër tregtimit të bulmetit pa faturë në vend
Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *