Një përplasje dramatike me tone të ashpra fyerje personale dhe kërcënime fizike ka tronditur zyrat e Kryeministrisë
Sipas burimeve të sigurta nga Ministria e Drejtësisë në hollin para dhomës që të çon drejt zyrës së kryeministrit Edi Rama ka shpërthyer një sherr i paprecedentë mes ministrit të Financave Petrit Malaj dhe ministrit të Jashtëm Igli Hasani
Situata është përshkallëzuar në mënyrë të rrufeshme me Malajn që ka ngritur tonet dhe është afruar në mënyrë kërcënuese ndaj Hasanit
Në momentet më kritike Malaj thuhet se ka tentuar ta godasë me grusht Hasanin ndërsa të pranishmit kanë mbetur të shtangur
Tensioni ishte aq i lartë sa dëshmitarët tregojnë se fjalët e përdorura nga Malaj do t’i kishin hije më shumë një banditi rrugësh sesa një anëtari të kabinetit qeveritar
Por në këtë moment kritik ka ndërhyrë me vendosmëri ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i cili u fut mes tyre dhe arriti me shumë vështirësi të shmangte përplasjen fizike
U desh të bërtisja fort që të ndaleshin ishte si një sherr mes adoleshentësh të rrugës mësohet të ketë thënë Manja në rreth të ngushtë
Por drama nuk mbaron këtu
Pas ndërhyrjes së ministrit Manja në holl është paraqitur edhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku e alarmuar nga zhurma
E prerë dhe e revoltuar ajo ka kërkuar menjëherë të dijë se kush ishte shkaktari i sherrit
Manja pa asnjë hezitim ka deklaruar se faji ishte i Petrit Malajt duke ia lënë gjithë përgjegjësinë për incidentin
Balluku ka mbajtur një qëndrim të ashpër duke e detyruar Malajn t’i kërkojë ndjesë publike kolegut të tij Hasani gjë që ai e ka bërë me shumë përtesë dhe nervozizëm
Kjo nuk është kafene e lagjes kjo është qeveria e një shteti mësohet të ketë thënë Balluku ndërsa të gjithë ishin në heshtje
Por situata është trajtuar me urgjencë edhe nga stafi i afërt i Kryeministrit Rama i cili ndodhej në një takim zyrtar në atë moment dhe u informua menjëherë për incidentin
Skandali është përmendur në qarqet e brendshme qeveritare si ditë turpi për kabinetin dhe vjen në një moment kur kryeministri Rama ka paralajmëruar spastrime në pushtetin vendor dhe qendror
Madje ngjarja i ka shtuar tensionet brenda qeverisë dhe ka rritur spekulimet për një riformatim të mundshëm ministror që pritet në muajt e ardhshëm
Zyrtarisht Kryeministria nuk ka bërë ende asnjë deklaratë për këtë incident por burime konfidenciale flasin për një zemërim të thellë të Ramës
Megjithatë të gjitha sytë tani janë te lëvizjet e radhës në qeveri ndërsa pyetja që shtrohet është a do ta përballojë kjo mazhorancë presionin e shpërthimeve të brendshme
Çfarë ka ndodhur dhe çfarë pritet të ndodhë këtë javë
Ndërkohë nga ana tjetër kujtojmë se pas një fitoreje të thellë në zgjedhjet e 11 majit ku Partia Socialiste siguroi 83 mandate në Parlamentin e ri që nis punimet në shtator Kryeministri Edi Rama ka nisur menjëherë një sërë veprimesh të forta politike dhe administrative
Pavarësisht prurjeve të reja shumë prej të cilëve emra të panjohur dhe pa eksperiencë parlamentare Rama ka tani hapësirën për të ndërtuar një ekip qeveritar sipas vizionit të tij pa pasur nevojën për të ruajtur balanca të brendshme në PS
Pas zgjedhjeve ai ndërmori një tur nëpër bashki me synimin për të larguar figurat që konsideroheshin pengesë për integrimin europian
Brenda pak ditësh një numër i madh administratorësh vendorë nënkryetarë bashkish dhe drejtorë lokalë dhanë dorëheqje në heshtje përballë ultimatumit të Ramës
Në vijim ai nisi edhe një aksion për lirimin e hapësirave publike duke filluar me Thethin ku u shembën rreth 100 ndërtime të konsideruara të paligjshme
Tani vëmendja e Kryeministrit është përqendruar te kabineti qeveritar
Një mbledhje e rëndësishme mësohet se do të mbahet më 24-25 korrik me ministrat drejtuesit politikë të qarqeve dhe krerët e agjencive qendrore përfshirë Tatimet dhe Doganat
Secili do të raportojë mbi rezultatet dhe objektivat në një proces vlerësimi të ngjashëm me ato të viteve të kaluara
Por ndryshe nga vitet e fundit kjo mbledhje mund të jetë vendimtare për fatin politik të disa ministrave
Nga deklaratat e Ramës është e qartë se një pjesë e drejtuesve të agjencive dhe ndoshta edhe disa ministra mund të pësojnë të njëjtin fat si zyrtarët vendorë
Vendimet për qeverinë e re pritet të zbulohen në dhjetëditëshin e fundit të gushtit gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së
Sidoqoftë deri atëherë Rama duket se po mban në tension kabinetin aktual duke lënë të kuptohet se vazhdimësia e tyre në detyrë do të varet nga performanca konkrete
Sherri midis dy ministrave të Edi Ramës, Ulsi Manja dhe Balluku shpetojne gjithcka, por ja cdo beje Rama
Published inAktualitet

Be First to Comment