Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar 32 vite burg për Leonard Dukën dhe 25 vite për vëllain e tij Erlis Dukën të cilët akuzohen për vrasjen e ish-efektivit të Policisë Santiago Malkës
SPAK ka dhënë pretencën ku dhe ka kërkuar në total 157 vite burg për Leonard Dukën vëllain e tij dhe anëtarët e tjerë të klanit të cilët akuzohen për Vrasje me Paramendim Armëmbajtje pa leje Trafik Narkotikësh vepra këto të kryera në formën e Grupit të Strukturuar Kriminal
Konkretisht togat e zeza kërkuan
Leonard Duka 32 vjet burgim dënimi të kryhet në një burg të sigurisë së lartë
Erlis Duka 25 vjet burgim
Fatmir Hyseni 32 vite burgim
Aleksandër Manxhaku 22 vjet burgim
Oltjon Loga 23 vjet burgim
Dritan Agai 23 vjet burgim
Lidhur me këtë vrasje dy vite më parë u dënua me 28 vite burg Ilir Selmani dhe me 7 vite Elvis Gaçaj pjesë dhe këta të klanit Duka
Kujtojmë se në gusht të vitit të kaluar Leonard Duka preku zyrtarisht tokën shqiptare Një ndër njerëzit më të kërkuar të drejtësisë dhe eksponent i rëndësishëm i krimit u ekstradua nga Belgjika ku fshihej dhe iu dorëzua menjëherë në Drejtorinë e Burgjeve
Leonard Duka njihet edhe si një kundërshtar i betuar i Ervis Martinajt megjithëse më parë kanë qenë miq dhe ortakë në biznesin e lojërave të fatit
Përplasja mes grupit të Ervis Martinaj dhe vëllezërve Leonard dhe Erlis Duka kulmoi me eliminimin e ish-policit Santiago Malko një prej miqve më të afërt të Martinaj vrasje e ndodhur më 27 gusht 2019
Vrasje e cila dyshohet se u krye nga Klani Duka pasi Malko kishte marrë peng babain e dy vëllezërve Duka
Santiago Malko që dyshohej se ishte i përfshirë në aktivitete të paligjshme në fushën e trafikimit të narkotikëve dhe krimeve kundër jetës kishte lidhje të ngushtë me Ervis Martinajn dhe Erigers Mihasin
Pikërisht pas vrasjes së Santiago Malkos Ervis Martinaj bëri përgjegjës asokohe Dukën ku më pas vetë Martinaj fati i të cilit deri më sot ende nuk dihet filloi luftën dhe përpjekjet për të hequr qafe Leonard dhe Erlis Dukën
I vrane mikun Ervis Martinajt! SPAK trondit klanin e fuqishem DUKA, zbulohet cfare i ka bere sot
Published inAktualitet

Be First to Comment