Skip to content

Xhensila ‘kapi’ Ledrin, Bes Kallaku nis lidhjen e re! Kush eshte vajza diskrete qe i ka marrë mendjen aktorit

Pas shumë javësh në qendër të vëmendjes për shkak të ndarjes së bujshme nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj, duket se edhe për aktorin dhe sipërmarrësin Bes Kallaku ka nisur një kapitull i ri në jetën personale.

Sipas burimeve në rrjetet sociale, aktori shumë i dashur për publikun është duke njohur dikë të ri, por këtë herë larg syve të publikut. Personat pranë tij tregojnë se bëhet fjalë për një lidhje diskrete, ku partnerja e tij nuk është pjesë e botës së famës apo showbiz-it.

LAJMI I FUNDIT  Ja paska këputur kokën, Mevlani zbulon për herë të parë vajzën e vogël, ndersa e shoqja ka dy fjale per Livian

Pas një periudhe të ngarkuar mediatikisht dhe emocionale për të dy ish-partnerët, Besi ka zgjedhur të fokusohet në projektet e tij artistike, aktivitetet si prind, si dhe në përmbushjen e detyrimeve ligjore ndaj fëmijëve.

Divorci mes tij dhe Xhensilës është finalizuar në fund të vitit të kaluar, ku Gjykata e Tiranës vendosi që aktori të kontribuojë financiarisht për rritjen e dy fëmijëve, Ajkës dhe Amës, me nga 50,000 lekë në muaj për secilin. Po ashtu, është përcaktuar dhe një marrëveshje për kohën që ai do të kalojë me ta gjatë muajit dhe pushimeve.

LAJMI I FUNDIT  VESHJA E EGLIT “PËRÇAN” RRJETIN – JA ÇFARË NDODHI NË KOSOVË

Në përvjetorin e ditëlindjes së Ajkës, vajza e tyre e madhe, u vu re se ajo festoi në dy ambiente të ndryshme: një me babain dhe të afërmit e tij dhe një tjetër me nënën, në një festë intime në shtëpi.

LAJMI I FUNDIT  Mimoza Ahmeti refuzoi t’i japë autograf, Egla Cenko i bën reagimin ‘g*zhdues’: Ti nuk je e d*tyruar te jesh njeri por

Ndërkohë, përsa i përket lajmeve që lidhin Xhensilën me reperin Ledri Vula, këto vazhdojnë të mbeten në nivel thashethemesh dhe nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga asnjë palë.

Ajo që është e qartë, është se të dy ish-bashkëshortët po përpiqen të ndërtojnë një jetë të re, ndërsa vazhdojnë të jenë të përkushtuar për mirërritjen e fëmijëve të tyre.

Published inShowbiz

Comments are closed.