Skip to content

Kaq e re dhe e dashur nga te gjithe! Ndahet nga jeta profesosha e njohur shqiptare! (Foto)

Një lajm i trishtë ka prekur sot botën akademike dhe më gjerë: pedagogia dhe studiuesja Albana Kullolli Kastrati është ndarë nga jeta pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Lajmin e ka bërë publik bashkëshorti i saj, Agron Kastrati, i cili njoftoi gjithashtu vendin dhe orën e mbajtjes së ceremonisë mortore, ku familjarë, miq dhe kolegë do t’i japin lamtumirën e fundit.

LAJMI I FUNDIT  Si nëpër filma/ Persona të a*matosur grabisin makinën e blinduar brenda tunelit, marrin 2 mln euro! Vendosën dy mjete të djegura dhe gozhda në rrugë për pengimin e qarkullimit të mjeteve

Albana Kullolli përfundoi studimet e larta në vitin 2004 pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, në degën Financë–Kontabilitet. Menjëherë pas diplomimit nisi rrugën e saj akademike si pedagoge në të njëjtin institucion, duke ndarë dijen dhe përkushtimin me breza të tërë studentësh.

LAJMI I FUNDIT  Fati ‘troket’ fuqishëm, vjen kulmi pasurisë/ 3 shenjat që do shkëlqejnë në para ne Dhjetor

Karriera e saj vijoi me studime të mëtejshme në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua në fushën e Kontabilitetit. Në vitin 2017, ajo mbrojti me sukses gradën “Doktor i Shkencave”. Po atë vit, nisi angazhimin si eksperte pranë Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve në Shkodër, ku dha një kontribut të rëndësishëm në projekte me ndikim social dhe komunitar.

LAJMI I FUNDIT  Para festave? SPAK kellcet pr*ngat! Klodiana Lala zbulon identitetin e politikanit të lartë qe do arr*stohet

Për të gjithë ata që e kanë njohur nga afër, Albana do të kujtohet si një profesioniste e përkushtuar, një njeri me vlera të larta humane dhe një nënë shembullore, e përkushtuar ndaj familjes dhe dy fëmijëve të saj.

Published inAktualitet

Comments are closed.