Skip to content

Me lot në sy pronarja qe iu dogj biznesi ne THETH ben reagimin e forte ndaj Edi Rames: Une doja vetem qe..

Aida Gjeçaj, pronarja e restorantit dhe bujtinës “Villa Gjeçaj” në Theth, ka rrëfyer së fundmi për Euronews Albania detaje të reja mbi ngjarjen tragjike të zjarrit që shkrumboi ambientin e saj vetëm pak ditë më parë, si dhe ka reaguar për operacionin e ndërmarrë nga qeveria në këtë zonë turistike.

Duke folur me emocione të forta, Gjeçaj është shprehur se ëndrra e saj ishte që Thethi të zhvillohej sipas modelit të fshatrave alpine europiane si ato në Zvicër, Itali apo Austri – me infrastrukturë të sistemuar dhe ndërtime që ruajnë identitetin lokal.

LAJMI I FUNDIT  "Prisni mesin e javes..." Lajda Porja vjen me njoftimin urgj*nt: Ja ku bie bore masivisht

Por ngjarja tragjike dhe aksioni i prishjes së ndërtimeve pa leje që po zhvillohet aktualisht në kulmin e sezonit turistik, i kanë tronditur si personalisht, ashtu edhe biznesin e saj.

“Ëndrra ime ishte të shihja Thethin si Alpet italiane apo fshatrat alpine të Zvicrës. Tani që jemi në mes të sezonit, shumë turistë po anulojnë qëndrimet, janë të frikësuar dhe situata është e vështirë për të gjithë”, tha ajo ndër të tjera.

Lidhur me zjarrin që përfshiu restorantin në orët e para të 10 korrikut, Aida deklaroi se hetimet janë ende në proces dhe se, sipas informacioneve të deritanishme, zjarri nuk është shkaktuar nga energjia elektrike. Ajo shtoi se nuk dëshiron të akuzojë askënd, por e cilësoi situatën si një “koincidencë të keqe”, duke e lidhur indirekt me zhvillimet e fundit në zonë, përfshirë prishjen e ndërtimeve pa leje nga IKMT.

LAJMI I FUNDIT  E fundit! Tèrmeti i fùqishem tròndit vendin plote me shqiptare, banòret i ze paniku, ekspertet thone se

“Nuk jam pjesë e hetimeve, por di që nuk ka qenë ndonjë defekt elektrik. Duket se kemi të bëjmë me diçka tjetër…”, tha ajo, pa dhënë më shumë detaje.

Kujtojmë se në këtë incident, i gjithë restoranti u shkatërrua dhe nuk u mund të shpëtohej asnjë pjesë e tij. Ndërhyrja e shpejtë e banorëve të zonës ndihmoi në parandalimin e përhapjes së flakëve në ambientet përreth.

LAJMI I FUNDIT  Tiranë/ Arrestohet 63-vjeçari që shkaktoi djegien e 600 hektarëve në Parkun Kombëtar të Dajtit

Aida Gjeçaj dhe bashkëshorti i saj Petrit Gjeçaj, një oficer pranë BKH-së, janë përmendur edhe më herët në media për afërsinë e tyre me Kryeministrin Edi Rama – një fakt që ka nxitur spekulime dhe dyshime në opinionin publik lidhur me shkaqet e mundshme të zjarrit, duke ngritur hipoteza për zjarrvënie të qëllimshme si akt hakmarrjeje pas prishjeve nga IKMT në zonë.

Sidoqoftë, organet hetimore ende nuk kanë dalë me një version zyrtar për shkakun e ngjarjes.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *