Skip to content

Dumani rrëzon Berishën për krimet zgjedhore: Të gjitha kallëzimet nga partitë pa prova, s’ka shit blerje votash! 39 raste në hetim

Kreu i SPAK, Altin Dumani, njoftoi se gjatë procesit zgjedhor janë paraqitur 56 kallëzime nga partitë politike për krime të pretenduara zgjedhore. Megjithatë, ai theksoi se të gjitha rastet që lidhen me shitblerjen e votës kanë rezultuar pa prova konkrete.

“Shumë kallëzime nga subjektet politike kanë pasur të bëjnë me fenomene si ‘asfalt elektoral’, punësime të paligjshme dhe përdorim i administratës publike në funksion elektoral,” – deklaroi Dumani. Por, sipas tij, hetuesit e SPAK që kanë verifikuar rastet në terren nuk kanë arritur të faktojnë elementë të veprës penale në këto raste.

LAJMI I FUNDIT  Shenjat që do bëjnë lek të madh, për 10 ditet e para te muajit Dhjetor
LAJMI I FUNDIT  Luftë me Ramën?! – PO NDODH TANI! Burrat e Mirditës nisen drejt Thethit në mbështetje të banorëve

Shumica e kallëzimeve, të pabazuara në prova

Nga 193 materiale në total që janë referuar në SPAK – përfshirë kallëzime nga policia, qytetarët, prokuroritë, partitë politike dhe nisma të vetë SPAK – janë regjistruar 39 procedime penale në hetim. Por vetëm 4 prej tyre janë të lidhura me kallëzime të partive politike.

LAJMI I FUNDIT  Ata thane se humbi jetën në skenë, por familja e…Detaje të reja nga vd*kja e Shpat kasapit

Ndërkohë, për 43 kallëzime është marrë vendim mosfillimi i procedimit penal, për shkak të mungesës së elementëve të veprës penale. Këto raste lidhen kryesisht me pretendime të partive politike gjatë fushatës.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *