Skip to content

Zhdukja misterioze e Eraldo Muçit, Lala jep detaje: U nis për një ‘punë’ në Durrës, ja shuma që mori borxh

Gazetarja Klodiana Lala ka folur sot në një emision televiziv për zhdukjen e pazakontë të Eraldo Muçit, një të riu nga Memaliaj, për të cilin dyshohet se ishte nisur për të kryer një “detyrë” të lidhur me botën e krimit.

Sipas Lalës, Eraldo vjen nga një familje me kushte të vështira ekonomike dhe kishte një lidhje të ngushtë me Aleksandër Sadikajn, i njohur edhe si “Sanço”, që u vra në një atentat të bujshëm në vitin 2022 pranë rrethrrotullimit të TEG-ut.

Gazetarja shtoi se Muçi kishte marrë një shumë të vogël borxhi, rreth 10 mijë lekë, dhe ishte parë duke udhëtuar me një automjet luksoz pak përpara se të zhdukej pa lënë gjurmë në autostradën Tiranë-Durrës.

LAJMI I FUNDIT  Cfarë ishte kjo? Ledion Lico ‘TRONDIT’ rrjetin me paralajmërimin e tij

Ndërkohë, Lala vuri në dukje se autoritetet kanë zhvilluar disa operacione dhe kontrolle për të hedhur dritë mbi aktivitetin e grupit të njohur kriminal të Dhëmblanit, veçanërisht pas ngjarjeve të rënda si masakra e Memaliajt dhe eliminimi i Sadikajt.

Klodiana Lala: Eraldo Muçi është djali i vetëm i dy prindërve, që janë në gjendje të mjerë ekonomike, që jetojnë në një fshat të Memaliajt. Ai ishte mik i besuar i Aleksandër Sadikajt, pra “Sanço”, ekzekutuar në atentat më 2022 tek Rreth-rrotullimi i TEG-ut. Eraldo Muçi tek Sancho Farm ka marrë tek menaxheri i fermës një shumë prej 10 mijë lekësh, pra borxh për të shkuar në Durrës, për të shkuar, sipas të dhënave, për të bërë një punë, nuk dimë se për çfarë pune bëhet fjalë, por dyshohet se ka të bëjë me aktivitetin kriminal dhe aty ka shkuar një makinë luksoze, që Eraldo Muçi iu ka thënë miqve se pas ca ditësh, kur të mbarojë atë “punë”, do e kishte ai një mjet të tillë. Gjurmët kanë humbur pas QTU-së, në autostradë. Një personi që quhet “Tupja” dhe vëllait të tij iu janë kontrolluar banesat, me shpresat për të shkuar në gjurmët e të riut.

LAJMI I FUNDIT  SPAK kërcet prangat, kush jane të fortet e ketij shteti qe pritet te arr*stohen
LAJMI I FUNDIT  Nga të paktet që kishin mbetur gjallë! Vd*s funksionari i lartë komunist, mik i ngushte me Enver Hoxhën dhe Ramiz Alinë

Ju e dini mirë se pas vrasjes së Aleksandër Sadikajt, kishte sagë të tmerrshme kriminale. Edhe për masakrën e Memaliajt, policia kohët e fundit ka pasur kontrolle në atë që njihet si Grupi i Dhëmblanit, duke shkuar në gjurmët e një personazhi që është arrestuar në Tiranë, në kuadër të një tjetër operacioni. Ndoshta autoritetet mund t’i afrohen zbardhjes së ngjarjes. Policia ka dashur të arrestojë persona të grupit kriminal të Dhëmblanit, e nuk ka pasur rezultat. Personazhi kryesor është arrestuar në Tiranë, në një përplasje me policinë.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *