Skip to content

Aksident në Bulqizë! Përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë pasdite në zonën që lidh Lagjen e Vjetër me lagjen e Re, ku dy automjete të tipit “Mercedes Benz” janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes janë lënduar të dy drejtuesit e makinave, ndërsa dëmet materiale në mjetet e përfshira janë të konsiderueshme.

LAJMI I FUNDIT  Para ikjes hedh ‘bombën’, Dumani tregon ‘listën e zezë’ për gazetarët. SPAK shkel “vijat e kuqe” të BE

Pamjet nga vendngjarja tregojnë përmasat e forta të përplasjes, e cila ka rrezikuar seriozisht sigurinë e kalimtarëve që ndodheshin në trotuar në momentin e aksidentit, si dhe të një shitësi ambulant në afërsi.

LAJMI I FUNDIT  SPAK SHKUND POLITIKËN, kush jane të fortet e administrates qe pritet te arr*stohen

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Banorët e zonës ngrenë shqetësimin për mungesën e sinjalistikës rrugore në këtë kryqëzim mjaft të frekuentuar, çka mund të ketë qenë një nga faktorët që çoi në këtë ngjarje.

LAJMI I FUNDIT  Cm*nduri! I vihet zjarri makinës së kryetares së bashkisë së njohur! Policia arr*ston njërin nga njerezit, çfarë dyshohet
Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *