Skip to content

Zegjinetë e Doktorit (një rast që tregon se si PD bën biznes me Qeverinë dhe madje e mbron)

Opinion nga Klodian Tomorri – Kur opozita mbron aferat e qeverisë

Një ditë më parë, “Kapitali” publikoi një investigim të thelluar mbi një skemë të dyshuar të rimbursimeve fiktive në tregun farmaceutik, me titull: “Kociut i plas bomba në tregun e ilaçeve – Chiesi zbulon skemë gjigande të rimbursimeve fiktive në Shqipëri nga CFO Pharma dhe Bioplus.”

Reagimi nuk vonoi. Mbrëmjen e së njëjtës ditë, pronari i CFO Pharma, zoti Causholli, doli me një reagim në Facebook. E lexova me vëmendje. E mirëkuptova dhe, madje, vendosa ta publikoj – edhe pse përmbante insinuata që meritonin përgjigje. Mes tyre, pretendimi se shkrimi ishte sponsorizuar nga konkurrentë dhe aludime të tjera të ngjashme.

LAJMI I FUNDIT  Tjeter aksident tràgjik ne vend, ka viktîma

Zgjodha të mos reagoj, për dy arsye:

Së pari, sepse çdo person ka të drejtën legjitime të mbrohet dhe të japë versionin e tij.

Së dyti, sepse fokusi i investigimit nuk janë kompanitë private apo biznesmenët, por qeveria dhe institucionet publike që i mundësojnë këto skema. Objektivi i shkrimit nuk ishte as CFO Pharma, as Bioplus. Ishte qeveria – sepse këto afera nuk ndodhin pa bashkëpunimin e strukturave shtetërore.

Por sot ndodhi diçka që më shtyu të flas. Një mik më dërgoi një foto të një zonje që më etiketonte si “sharlatan” dhe më kërcënonte me padi. Emri i saj është Edi Grimci. Nuk e njoh personalisht, por më thanë se është kryetarja e Partisë Demokratike në Njësinë nr. 9 në Tiranë. Në të njëjtën kohë, është edhe avokatja e zotit Causholli.

LAJMI I FUNDIT  Kjo është MR*KULLIA më e mαdhe që ka ndοdhur në Kishën e Laçit

Të jesh avokat është profesion si çdo tjetër – nuk kam asnjë problem me këtë. Por e kam problem kur përfaqësues të opozitës, me gjuhë agresive dhe përçmuese, më sulmojnë publikisht vetëm sepse kam denoncuar një skemë ku dyshohet për abuzime me fondet e rimbursimit të barnave. Një skemë që, në thelb, është vjedhje me sëmundjen e qytetarëve.

Ironia është se ndërkohë që investigojmë aferat e qeverisë, përballemi me sulme nga opozita. A ka ndonjë emër kjo situatë?

LAJMI I FUNDIT  Efektivi dhunoi kamerierin në Vlorë, reagon nisma ‘Shqipëria Bëhet’: Shkarkim i menjëhershëm i policit, duhet reformim i thellë në polici

Sikur të mos mjaftonte kjo, sot gazeta zyrtare e PD-së, “Rilindja Demokratike”, u shfaq me një shkrim kundër investigimit tonë – një reagim i menjëhershëm dhe i papritur. Nuk kam ndërmend të merrem me RD-në, ndoshta ata kanë arsyet e tyre. Por kjo përzierje mes politikës dhe interesave të dyshimta është shqetësuese.

Nuk dua të merrem as me zonjën Grimci – sepse besoj se një gazetar që e kthen penën kundër opozitës, pa arsye të forta, futet në gjynah. Ndaj, një thirrje publike:

Doktor! Lidhi këto Zegjinete e tua, sepse me ato të Ramës kemi boll. Të paktën mos e përçudnojmë edhe opozitën.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *