Skip to content

E rende! K*rcënohet ministri i Brendshëm, i dërgojnë në zyrë zarf me tre pl*mba

Një ngjarje e pazakontë dhe shqetësuese ka tronditur Qeverinë e Serbisë, pasi në adresë të ministrit të Brendshëm Ivica Daçiq ka mbërritur një zarf brenda të cilit janë gjetur tre plumba.

Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se zarfi i dyshimtë u pikas gjatë procesit të rregullt të ndarjes së postës qeveritare dhe se kontrolli me pajisje me rreze X zbuloi përmbajtjen e tij. Menjëherë pas kësaj, autoritetet ndërhynë duke sekuestruar materialin dhe duke nisur hetimet për origjinën dhe motivet e këtij akti.

LAJMI I FUNDIT  Me lot në sy pronarja qe iu dogj biznesi ne THETH ben reagimin e forte ndaj Edi Rames: Une doja vetem qe..

Hetimet zbuluan se dërgesa ishte dorëzuar në një degë të Postës së Serbisë në qytetin e Pozharevcit dhe policia deklaroi se tashmë ka identifikuar dhe gjetur personin që e kishte dërguar, por nuk bëri publik identitetin e tij.

Ende nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për një kërcënim personal ndaj Daçiqit apo për një provokim me motive politike, ndërsa autoritetet u shprehën se po vijojnë veprimet hetimore për të përcaktuar rrethanat dhe nëse ka të tjerë të përfshirë.

LAJMI I FUNDIT  Po vjen nje BEKIM tek LEKET! Njihuni me 4 Shenjat qe ja Hedhin Fukarallekut para Vitit te Ri

Ky incident ka shkaktuar reagime të shumta në Beograd, ku Daçiq, si kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë dhe një nga aleatët më të afërt të Presidentit Aleksandar Vuçiç, konsiderohet një figurë e rëndësishme në politikën vendase.

Dërgimi i zarfit me plumba shihet si një sinjal i qartë i klimës së tensionuar politike në Serbi, në një kohë kur vendi po përballet me presione të mëdha ndërkombëtare për çështjen e dialogut me Kosovën dhe me zhvillime të brendshme që kanë rritur pasigurinë.

LAJMI I FUNDIT  Nuk ndalet Edi Rama – I jep postin e jashtezakonshem njeriut qe doli kundra Veliajt

Autoritetet kanë theksuar se e kanë marrë rastin shumë seriozisht dhe pritet që në ditët në vijim të ketë më shumë të dhëna mbi motivet dhe personin që qëndron pas këtij kërcënimi.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *