Skip to content

Habit deputeti i Berishes! Gruaja nuk do te shkoje ne krevat me mua, por me…

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, nuk ka kursyer batutat gjatë seancës së Komisionit të Ligjeve, ku po shqyrtohet projektligji “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.

Me humor dhe ironi, Korreshi ngriti pyetje të pazakonta, duke marrë shembull dhurimin e dy qenve nga një mik i tij, duke pyetur nëse duhet të deklaronte nëse i kishte marrë si deputet apo si mik.

LAJMI I FUNDIT  Krimi shtetëror i 21 janarit/ Dumani: Dosje prioritare, në fazën e hetimit paraprak

Ai shtoi se, sipas tij, edhe “çështjet e krevatit” mund të përbëjnë konflikt interesi, duke ironizuar mbi situata të përditshme që ligji mund të përfshijë.

“Kam nja dy pyetje konkrete, se duhet sqaruar konflikti i interesit. Të nderuara kolege se na duket e çuditshme që ju shohim aty. Ju i jeni referuar Suedisë dhe Danimarkës, apo jo!

LAJMI I FUNDIT  "Prisni mesin e javes..." Lajda Porja vjen me njoftimin urgj*nt: Ja ku bie bore masivisht

Po do ju kujtoj në humor të Fadil Hasës, kur erdhët nja 100 vite pas dhe 500 anësh. Si do i zgjidhni këto çështjet e dhuratave. Pjesa e parë është që kur të vjen dikush do të qirasë dhe thotë; po të jap një kafe.

Ti thua; jo është konflikt interesit. Dje më dhuroi një shok im dy qenë. Ta pyes, më dhuroi dy qen si deputet apo si Saimir. Kam dhe një gjë tjetër o Ulsi!

LAJMI I FUNDIT  LAJMI FUNDIT, SPAK dhe BKH godasin biznesmenin qe kishte kthyer ne monopol AKSHI-n, ja cfare ndodhi ne mesante

Konflikt interesi! Gruaja nuk do që të shkojë me mua, por me deputetin që jam unë. Edhe këtu do të hyjmë! Të shkoj në krevat. Po lëre tani! A është konflikt ky?”, tha Korreshi.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *